Festimi me shqiponjë i Xhakës dhe Shaqirit në ndeshjen Serbi-Zvicër ka shkaktuar jo pak polemika. Futbollistëve shqiptar që luajnë me Zvicrën, i ka dalë në mbrojtje ish-ambasadori i Gjermanisë në Kosovë (tani ambasador në Ukrainë), Ernst Reichel.
“Unë nuk arrij të kuptoj pse dikush ofendohet për shkak se dy lojtarë të Zvicrës e kanë bërë shqiponjën shqiptare pas golave të tyre. Shqiponja dykrenore është simbol i flamurit shqiptar (dhe i disa flamujve të tjerë).
Ta bësh këtë shenjë nuk është asgjë më ndryshe sesa ta shfaqësh flamurin. Dhe, flamujt shfaqen në çdo ndeshje ndërkombëtare. S’ka asgjë të keqe në shfaqjen e krenarisë me vendin tënd ose me origjinën tënde”, është shprehur Reichel.