Temperaturat kanë shënuar ulje mjaft të ndjeshme në Ballkanin veriperëndimor dhe pjesë të Ballkanit verior dhe perëndimor.
Cikloni i stacionuar në qendër dhe lindje të Evropës po shkakton ulje të temperaturave dhe reshje të mëdha në ato rajone, ndërkohë në territoret tona një valë reshjesh atmosferike priten sonte dhe nesër, por nuk priten reshje të mëdha.
Rrebeshe të fuqishme shiu priten në Veriperëndim të Shqipërisë, Mal të Zi dhe ndoshta edhe në disa pjesë të Dukagjinit
Ndërkohë, në Kredaricë të Sllovenisë një vend malor rreth 2500 metra lartësi mbidetare ka rënë bora e parë, ngase temperaturat kanë shënuar ulje aq të mëdha sa që kanë kushtëzuar reshjet e para të borës.