osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Diletantët e Kushtetutës përballë Çimit, Lesit dhe Fahros

Diletantët e Kushtetutës përballë Çimit, Lesit dhe Fahros

Presidenti Ilir Meta ka reaguar sot mbi mosdekretimin e Sandër Lleshit si ministër i Brendshëm. Edhe pse nuk ka dhënë deri më sot asnjë arsye pse nuk e dekretoi Lleshin (pavarsisht se Kushtetuta e thotë qartë që Presidenti thjeshtë dekreton propozimet e kryeministrit, pasi është Parlamenti ai që e beson apo jo një emër për ministër) Meta doli sot dhe nguli këmbë në të tijën, duke i dhënë vetes kompetenca që nuk ja jep Kushtetuta, pra duke e shkelur atë.

Që Ilir Meta ka shkelur Kushtetutën dhe ka kaluar përtej kompetencave të tij si President në rastin Lleshi, e kanë thënë konstitucionalistët, ish-presidentët, ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, jo ca njerëz nga rruga.

Por, për të kuptuar më mirë se sa qesharak po kthehet Presidenti i Republikës me këtë rast, duhet të rëndisimim ç’është thënë duke i vënë ato përballë deklaratës së sotme të Metës. Gjithashtu, duhet të ballafaqojmë personat që kanë folur për çështjen, për të kuptuar se kush janë diletantët e amatorët Kushtetues që thotë Presidenti.

Le t’i marrim me radhë.

Sot Presidenti Meta është shprehur se “Besoj se interkonektiviteti duhet të rrezatojë kudo. Sa i takon anës ligjore padashur të japë leksione për Kushtetutën… por të gjithë amatorëve, diletantëve, do u thoja që të lexojnë Kushtetutën dhe kompetencat e presidentit. A mundet parlamenti të rrezojë dekretin e presidentit për një ministër? Sepse edhe kjo nuk është e shprehur në mënyrë eksplicite në Kushtetutë. Më lini të bëj detyrën time me përgjegshmëri të plotë, si gjithmonë.”

Por, kush janë amatorët e diletantët e Metës, që nuk dinë të lexojnë Kushtetutën?

Ata që janë shprehur për këtë çështje janë ata që kanë shkruar Kushtetutën si dhe ata që e kanë zbatuar atë korrekt, njëri pas tjetrit.

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Fehmi Abdiu, e cilëson tejkalim kompetencash kushtetuese mosdekretimin e Sandër Lleshit nga Presidenti i Republikës.
Në një intervistë për “Panorama”, para pak ditësh Abdiu shprehet se përveç që tejkaloi kompetencat kushtetuese në mosdekretimin e kandidatit për ministër, ai nuk e shoqëroi këtë vendim me arsyetimin e plotë të argumenteve që e çuan në këtë vendim.

A është Abdiu thjeshtë një amator dhe diletant zoti President?

Gjithashtu, antikushtetues e kanë konsideruar edhe ish-presidentët Topi e Moisiu, por edhe Nishani i cili shprehej kur dekretonte Xhafajn në 2017 se pavarsisht se ai nuk donte ta dekretonte, Kushtetuta nuk ja lejon refuzimin.

“Kandidatura e ministrit të Brendshëm është e papërshtatshme por Kushtetuta nuk ia jep të drejtën presidentit të Republikës për të refuzuar një kandidaturë për minister, pasi i vetmi kusht që përcakton Kushtetuta per presidentin është te shohe plotësimin e kritereve për të qenë deputet.
Në rast se Kushtetuta do ia njihte të drejtën për të refuzuar, unë do e refuzoja kandidaturën e ministrit të Brendshëm, por në kushtet kur Kushtetuta nuk ia jep kete te drejte”, shprehej Nishani në mars të 2017-ës.

A ishte më pak i etur për të rrëzuar Edi Ramën Bujar Nishani sesa ju zoti President?

Edhe eksperti i nivelit të lartë, njëherësh dekan i fakultetit të Drejtësisë, Artan Hoxha, mendon se presidenti nuk ka të drejtë kushtetuese për të refuzuar zgjedhjet e kryeministrit. “Përbërja e kabinetit dhe përgjegjësia për përbërjen është ekskluzivitet i kryeministrit dhe i Kuvendit. Kështu që ky atribut është i kryeministrit dhe si i tillë, pozita e presidentit mendoj që është një pozitë që rrit procedurat dhe formalitetin e emërimit të ministrave në detyrë”, thekson Hoxha.

Një tjetër amator edhe ky zoti President?

Moisiu, ‘diletanti’ tjetër sipas Metës, u shpreh para me pak se një jave në ‘OPEN’ të Eni Vasilit se “Unë do ta kisha votuar. Kam pasur dy raste dhe e kam votur sepse e njeh Kushtetuta dekreetimin. Rastet kanë qenë në qeverisjen e Nanos dhe Berishës. Pata vërejtje me dy nga ministrat nisur nga problematikat që ishin krijuar në atë kohë. Berisha e argumentoi pse ishte dakort të ishte me të në qeveri. I thash që nëse merrni përgjegjësi ju, në rregull”.

Edhe Moisiu është thjeshtë një diletant zoti President?

Ish-Presidenti Bamir Topi theksoi në po të njëjtin emision se vendimi i Metës është anti-kushtetues. ‘Nëse kandidatura i plotëson detyrimet kushtetuese, unë do e lija në diskrecionin e propozuesit, do të kisha dhënë dekretin.’, tha ndër të tjera Topi. Por edhe ky mesa duket është thjeshtë amator dhe në, kemi patur gjithë jetën Presidentë amatorë, e shyqyr që na erdhi Ilir Meta që po na iluminon.

Edhe studiuesi, ish-këshilltar Presidenti, Afrim Krasniqi u shpreh se në këtë rast veprimtaria e Presidentit është formale, ndaj është edhe i padrejtë refuzimi sipas tij për mosdekretimin e ministrave.

“Çështja e dekretimit të Presidentit është atribut formal i Presidentit të Republikës. Nuk ka të drejtë ta refuzoj”, u shpreh Krasniqi.

Edhe ky një tjetër amator zoti President?

E në të gjithë këtë histori, të vetmit profesionistë të leximit të Kushtetutës bazuar në atë që thotë Presidenti por edhe në atë që është parë nga opinioni publik gjatë këtyre ditëve, i bie të jenë ata që kanë thënë atë që ka thënë edhe Presidenti, ku ndër ta bien në sy Çim Peka, Fahri Balliu apo Nikollë Lesi.

Ky është mesa duket standarti i Presidentit për leximin e Kushtetutës, e kjo nuk është për të qeshur./<strong>ShqiperiaIme</strong>