osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

“Dilema” e SPAK: Na ndihmoni të gjejmë ku jeton Sali Berisha në katin e VIII apo në katin e IV?

“Dilema” e SPAK: Na ndihmoni të gjejmë ku jeton Sali Berisha në katin e VIII apo në katin e IV?

Gazeta ka disa javë që vëzhgon, por sot kemi disa pikëpyetje që duam t’i ndajmë edhe me lexuesit. Ka lidhet kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha. Prej 30 dhjetorit, kryedemokrati është lënë në masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’ me vendim të Gjykatës së Posaçme.

Edhe pse nuk duhet të komunikojë me asnjë veç familjarëve të tij, Berisha e ka shkelur vendimin duke mbajtur miting poshtë pallatit ku jeton. Ndaj përditë, Berisha del nga dritarja e banesës dhe mban fjalimin e radhës.

Nga kati i tetë Berisha del në dritare dhe flet me mbështetësit e tij. Pikërisht këtu është kleçka!

Më 7 Nëntor 2023, në kohën kur Gjykata e Posaçme dërgonte oficerët e policisë që të njoftonin kryedemokratin me masën e sigurisë, problem ka qenë gjetja e banesës së tij. Në dosjen e nxjerrë nga GJKKO shkruhej se oficerët Gentian Ndoi dhe Elsic Doda kishin shkuar në pallatin ku jetonte Berisha për ta njohur me masën e sigurisë, që asokohe ishte “detyrim paraqitje”.

“Në orën 09.45 të kësaj date, oficerët kanë shkuar sërish në këto ambiente në katin e tetë, ku dera është hapur nga Argita Malltezi. Ajo u tha policëve se babai i saj nuk jetonte aty, por në katin e katërt të po asaj ndërtese.

Sipas orientimit të saj, oficerët shkuan në banesën përkatëse, ku i ranë ziles disa herë por nuk ka dalë asnjë person. Në këto kushte, janë larguar,”-shkruhej në dosje. Pra me një logjikë të thjeshtë, i bie që Berisha jeton në katin e 4 të godinës.

Tani nga pamjet e sotme që gazeta ka siguruar nga “Rrugica e Salës”, duket qartë që Berisha del dhe flet nga kati i 8 i pallatit, ku sigurisht nuk është i vetëm.

Edhe në videon e mëposhtme që vetë kreu i opozitës e ka nxjerrë në Facebook, duket qartë hija e dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezit që e filmon. Për më tepër, edhe e bija, Argita e ka pranuar që bashkëjeton me të atin dhe ka pasur komunikim me të pavarësisht masës së sigurisë.

Pikë së pari; i bie që Berisha, bashkë me Malltezin, të dy në “arrest shtëpie”, po e vuajnë bashkë gjithë procesin e hetimit të dosjes Partizani, për të cilën akuzohen për korrupsion. E dyta; ku e ka shtëpinë kryedemokrati?

Në katin e katërt, qartësisht nuk jeton sepse del “live” çdo ditë nga kati i fundit i pallatit ku jeton. Mund të ndodhë që çifti Malltezi të kenë 2 prona në të njëjtin pallat, një në katin e tretë dhe një tjetër në të fundit, ndaj mund të ketë ndodhur që kreu i PD-së, të ketë shënuar si adresë banimi shtëpinë e të bijës. Megjithatë, ende mbetet mister; ku banon Berisha?/ZËRI