osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Digjet lokali i denoncuesit të skandalit të pronave në “Ranën e Hedhun” ku i akuzuar është ish kryetari i Bashkisë berishiane

Digjet lokali i denoncuesit të skandalit të pronave në “Ranën e Hedhun” ku i akuzuar është ish kryetari i Bashkisë berishiane

Një lokal në pronësi të Pjetër Prelës, një prej denoncuesve të tjetërsimit të 298 mijë metra katrorë plazh në zonën e “Ranës së Hedhun”, për të cilin janë në gjykim 20 persona përfshi kryebashkiakun e Lezhës Fran Frrokaj dhe kreun e Këshillit të Qarkut Lezhë Gjok Ndoka, është djegur të hënën nga 5 persona të maskuar të cilët më herët kishin lidhur rojen.

“Kanë lidhur rojen për një shtyllë. Kanë qenë 5 persona”, i tha BIRN Pjetër Prela. Ai tha se asgjë nga lokali buzë detit nuk kishte mbijetuar, por nuk ishte në gjendje të tregonte për vlerën e dëmit. Ngjarja sipas policisë ka ndodhur rreth orës 4 të mnëgjesit të së hënës.

Pjetër Prela është një nga denoncuesit që çoi prokurorinë te skema e tjetërsimit të rreth 298 mijë metra katrorë plazh, pyll dhe shkëmb në zonën e Malit të Rencit dhe Malit të Shëngjinit në Lezhë, përfshi edhe vendin e quajtur “Rama e Hedhun”, ku ndodhej edhe lokali që u dogj.

Prela dyshon se djegia, që është e dyta për biznesin e tij në dy vitet e fundit, ka të bëjë me denoncimin. “Dyshimet e mia janë tek ata persona që kam denoncuar për skandalin e pronave. Unë ketë çështje ia kam lënë drejtësisë”, tha Prela. Për djegien e parë u fajësua një shkëndijë elektrike.

I pyetur nga BIRN ai tha se nuk kishte kërkuar mbrojtje, por kjo i ishte ofruar nga policia dhe prokuroria. BIRN nuk qe në gjendje të konfirmonte nëse denoncuesi ishte marrë në mbrojtje.

Ndërkohë policia tha se nuk ishin identifikuar autorët e zjarrvënies që dyshohej si e qëllimshme. Ajo bëri me dije se ishin shoqëruar disa persona.

Prela kallëzoi në prokurori se ai kishte përfituar në vitin 1994 një pjesë të pronës së gjyshit të tij përmes Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, por në vitin 2017 ka mësuar se ngjitur me pronën e tij, persona të ndryshëm kishin rregjistruar si tokë bujqësore, toka që në fakt ishin rërë dhe shkëmb. Ai thotë se bëri kallëzim, pasi kjo dëmtonte biznesin e tij.

Bazuar në kallëzimin e tij dhe të një personi tjetër prokuroria pas disa muaj hetimesh çoi për sekuestrim preventiv 298 mijë metra katrorë tokë e gjitha në zonë turistike. Ndërkohë që në fund të vitit 2018, 20 persona, ndër të tjerë edhe kryebashkiaku Fran Frrokaj dhe kreu i Këshillit të Qarkut Gjok Ndoka, punonjës të bashkisë edhe hipotekës dhe përfitues të pronave u dërguar në gjyq për akuzat e shpërdorimit të detyrës dhe falsifikimit të dokumenteve.

Të pandehurit kanë mohuar akuzat, ndërkohë Gjykata e Lezhës ka zhvilluar deri më 26 korrik të këtij viti 20 seanca gjyqi për këtë çështje.

Kjo nuk është çështja e vetme e kësaj natyre në zonën e Lezhës. Hetimet për dosjen e njohur si 339, çuan ndër të tjera nën akuzë edhe ish-deputetin e Partisë Socialiste Arben Ndoka, vëllait të tij edhe disa të afërmve të tij, ata akuzohen ndër të tjera se përmes një grupi të njëjtë zyrtarësh kanë përvetësuar prona në bregdetin e Lezhës.

Ndërkohë në korrik prokuroria kërkoi nga gjykata sekuestrimin e rreth 200 mijë metrave katrorë tokë, kryesisht kanale, pyll dhe kënetë në zonën e Kune-Vain. Situata të ngjashme me pronën publike në bregdet, janë gjetur në Kavajë dhe Vlorë. Gjykata e Kavajës dënoi sëfundmi 8 zyrtarë, që u akuzuan në një skemë të ngjashme tjetërsimi të 36 hektarëve.