Po ta shikosh këtë foto, në pamje të parë nuk të jep asgjë. Mendon: Thjesht një foto e shumë viteve përpara, e një grupi njerëzish duke pozuar para aparatit fotografik të kohës.
Një pozë e realizuar në vitin 1900 në Irlandë dhe publikuar orët e fundit nga media kryesore britanike.
Por kjo foto, pasi është konfirmuar nga ekspertët se nuk është montazh, ka shkaktuar shok në gjithë botën, pasi shfaqet një dorë e cila nuk i përkejt askujt nga personat që janë në foto.
Dora është vënë te një nga vajzat e grupit në Irlandë dhe të gjitha dyshimet të çojnë te një fantazmë ose më së paku diçka misterioze, të pashpjegueshme.
Vajza është në rreshtin e dytë nga fundi dhe në anën e saj të djathtë mund ta shihni dorën që nuk i përket askujt.