Nga protesta që po mbahet në Himarë në mbështetje të kryebashkiakut të zgjedhur, Fredi Belerit, avokati Ylli Manjani u ‘kanos’ drejt kryeministrit Edi Rama, duke i bërë thirrje që të mos bëjë shaka me nervin e himarjotëve.
Madje për të rënë në sy të dy bashkiakëve grek që kanë ardhur të protestojnë krahë Foltores të përfaqësuar nga Manjani ai mbajti dhe një fjalim qesharak si grekar nga Dibra
Më tej ai u shpreh se nuk bëhet fjalë vetëm për Belerin, por për demokracinë dhe vullnetin e lirë të shqiptarëve.
“Nuk bëhet shaka me nervin e himarjotit. Rama e ka gabim që luan me nervin e himarjotit se do e ketë me keq se ai i gjermanit. Nuk është çështja vetëm për Belerin, por është fjala për demokracinë, për ju, për vullnetin e lirë.
Si është e mundur që në vitin 2023 gjunjëzojnë vullnetin e lirë? Edhe mua s’më pëlqen Rama, por është kryeministër.
Pse me të pëlqyer është kjo punë? Kjo është një ngjarje e rëndë juridike për shtetin shqiptar. E arrestuan me pretendimin se u kap në flagrancë dhe unë e kam parë atë letër dhe nuk është e tillë.
E dini kush ehte kapur në flagrancë? Policia e Shtetit, që gjet dëshmitarë fals. Gjetën hallexhiun fals, por e mëshirojmë atë se nga halli e ka bërë”, u shpreh Manjani në protestë