Në kohën kur Partia Demokratike nuk dihet se e kujt është dhe Ilir Meta ka tagrin dhe fuqinë të zgjedh dhe kandidatin e Bashkisë për Tiranën, në kampin mavi kanë nisur të “mavijosen” mes njëri tjetrit, për sa kohë përballë tyre, kundërshtarët janë të drobitur dhe rraskapitur duke u marrë me vulën e partisë nëpër dyert e gjykatave.
PD është në ditët e saj më të këqija, e kjo ka sjellë një luftë të ashpër brenda llojit në Partinë Socialiste. Mirëpo kohëve të fundit, disa ngjarje të pazakonta e të padëgjuara ndonjëherë kanë tejkaluar të gjitha pritshmëritë e përplasjes brenda llojit.
Burime konfidenciale për Ekskluzive.al, bëjnë me dije se më datë 16 Nëntor 2022, brenda zyrave të OSHE, pas debateve dhe fyerjeve, për pak sa nuk ka plasur arma nga dy grupe “rivale” në PS. Të njëjtat burime konfirmojnë se disa pjesëtarë të këtyre grupeve janë me precedentë kriminal dhe personazhe të njohur të drejtësisë.
Të përfshirë në këtë përplasje ka qenë drejtori i OSHE, Adrian Çela, i cili është titullari i institucionit, ndërsa nga ana tjetër një grup i cili kërkon dorëheqjen e drejtorit të pabindur, i cili nuk pranon emërime nga jashtë në institucionin e drejtuar prej tij dhe nuk bënë allishverishe, të paktën për llogari të këtij grupi kriminal.
Mësohet se pas këtij debati, palët janë larguar me premtimin do të rishihen sërish. Disa javë më pas, për arsye të panjohura, drejtori i OSHEE është rrahur në ambientet e një qendre tregtare në kryeqytet. Sipas burimeve mësohet se drejtori Adrian Çela është dhunuar në parkingun e qendrës tregtare “Cassa Italia”. Sipas investigimit, rasti në fjalë nuk është denoncuar nga drejtori dhe policia nuk e ka raportuar dhunën ndaj tij./VIJON…