Dhuna që ndodh sot, apo edhe që ndodh herë pas here, është një fenomen fatkeq, që gjithsesi nuk se sjell një zhvillim pozitiv.
Ajo vetëm frenon, ndalon, ndikon dhe ndrydh shoqërinë.
Shteti si mekanizëm e institucion që t’u shërbejë qytetarëve, nuk duhet që këtë dhunë ta ndezë, edhe nëse ka pasur pjesë të tij që e kanë bërë.
Shteti, edhe kur ka segmente që e prishin paqen, duhet ta ngjizë sërish, pasi dhuna sjell vetëm dhunë.
Por ka kohë që në mjedisin e opinionit publik ka të ashtuquajturit intelektualë, që e quajnë veten shkrimtarë, gazetarë e përkthyes, që nxisin e ndërsejnë vetëm dhunë e përplasje.
Kujtojnë e shtrembërojnë fakte historike duke kujtuar 1997, ndërkohë që për atë që ndodhi sot para Kryeministrisë, ku e gjitha protesta ishte organizuar nga FRPD, u përdor e famshmja frazë se “u organizuan nga rrjetet sociale”.
Një lukuni analistësh nëpër panele, që në vend t’i thërrasin logjikës e hedhin ujë zjarrit, përdorin benzinën. E yshtin për dhunë e për djegje.
Po a e dijnë këta se një përplasje civile nuk sjell dobi për askënd?
A e dinë ata që një përhapje e nxitje e dhunës mund të sjellë një përplasje edhe më të madhe mes palëve?
Kërkojnë revoltë popullore: po sikur një pjesë e madhe të niset në Lalëz e t’u turret jo pemëve, po vilave, të irrituar se SPAK nuk po i merr para. …