Deputetja e Partisë Socialiste, Milva Ekonomi ishte e ftuar në studion e Report Tv, ku ajo ka folur për situatën e ndodhur sot në Kuvend dhe për ngjarjet kryesore me të cilat po përballet vendi aktualisht, duke përfshirë protestën në “Rrugën e Kombit”, protesta e biznesit të vogël , hapjen e negociatave për integrimin në BE, dhe akuzat Lu-Llalla.
Ekonomi ka thënë që nuk duhet të përdoret një sjellje e dhunshme dhe veprime të turpshme nga femra të cilat duhet të jenë shembull. Deputetja e PS e ka thenë se opozita ishte kthyer në parlament me strategji dhune.
Sjellja e vajzave nuk ishte e denjë, ato duhet të jetë një shembull tjetër i përdorimit të debatit, dhe jo një sjellje e tillë.
Aleanca e grave deputete, po përpiqemi të japim një barazim gjinior. Duhet të evitojmë çdo formë të dhunës. Në parlament sot u arritën disa marrëveshje të rëndësihme, marrëveshja e parë ishte e pensioneve. Marrëveshja e disa fondeve nga BE, synime të përdorimit të përdorimit të teknologjive, për përsosjen e turizmit. Shqipëria mga viti në vit është përmirësuar.
Përsa i përket biznesit të vogël, sektori i informalitetit më të lartë është ai i biznesit të vogël. Bizneset nuk përbëjnë më shumë se gjysmen e bizneseve që hyjnë në TVSH, diku tek 46 %, ngelin jashtë skeme 54 %. Kjo nuk është një gjë që doli sot, po punohet që në 2012 për këto shifr. Bëhet për të ulur informalitetin. Biznesi nuk do të paguajë më shumë. Nuk është e drejtë kjo që po bëhët, do ta shikojmë në harkun kohor, nuk do të ketë barrë fiskale. Eshtë e dëmshme. TVSH është vënë që në 1996. Janë masa që qeveritë i marrin herë pas here, është e rëndësishme që kjo taksë të vendoset dhe të respektohet.
Ajo që na prish punë janë aktet e dhunës, jo protesta, pasi ajo pranohet në çdo vend, por aktet e dhunës janë ato që e çojnë Shqipërinë hapa pas.