osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

Dhorka 104 vjeçe – sekreti i jetëgjatësisë, fëmija i 7 Edi Rama

Dhorka 104 vjeçe – sekreti i jetëgjatësisë, fëmija i 7 Edi Rama

Nga Xhensil Shkëmbi

Dhorkë Dhespollari është nëna e 6 fëmijëve (dy çupa e katër djem), gjyshe me 18 nipër e mbesa, stërgjyshe e 17 stërnipave dhe mbesave.

Lindi në Prill të 1920 në Vithkuq. Afro 20 vite jepte mësim në zonën e Kolonjës kundër analfabetizmit.

Ladi, djali i saj që është miku im më ftoi në drekën familjare për 104 vjetorin e të ëmës. Ja pranova me siklet. “Ç’do flas unë me 104 vjeçare” – mendova. Por u suprizova.

Kur i fola, e ngrita pak zërin, kisha hall a do më dëgjonte.

“E de mja më thërrite, ule zërin se të dëgjoj.”

-Dhorkë, 104 vjeç sot. Gëzuar. Ç’të të uroj unë ty tani?

“Të kem me shëndet fëmijët. Të kenë shëndet nipërinjtë e mbesat.”

-Ashtu qoftë. Po qënke e fortë Dhorkë. Si gocë e re.

“More shakaxhi, unë jam veterane lufte. Kam patur edhe pushkë edhe abetare në dorë unë.”

-Prandaj erdhe të jetosh në Greqi… (I bëj pak ironi me buzëqeshje)

“Më sollën me zor. Mua këta më plakën, fëmijët që më sollën këtu. Unë nuk flas greqisht.”

-Po cili është sekreti i jetëgjatësisë O Dhorkë?

“Merru me punën tënde. Nuk e vret mendjen hiç për të tjerat. Gjeta burrë të mirë, bëra 6 fëmijë, ndihmova njerëzit e kaq”

-Do ketë e ndonjë “hile” tjetër kjo punë, se këto i bëjnë të tërë njerëzit

“Epo, shto edhe që të ndjekësh Edi Ramën në televizor, të të sjellin fëmijët fruta e ç’të të verë mëndja, edhe ja kaq”

-Pse e do Edi Ramën ë?

“E kam fëmijën e 7. Do shkoj ta takoj këto ditë në Athinë.”

-Po nuk bëhen xhelozë fëmijët tënd për atë?

“Le të bëhen po ua mbajti, se ja tregon ai qejfin”

Mori telefonin. Doni ju që Edi Ramën ndiqte vërtet. Epo, nuk e di sa do rroni po e ndoqët Edi Ramën por e sigurtë është që Dhorka e jeton jetën siç ja do kokrra e qejfit. Bashkë me Edi Ramën!