Arsimi në Shqipëri është “thembra e Akilit” e shoqërisë sonë. Mesatarja e mësuesve është ulur dhe për këtë arsye në sistem futen njerëz pa shumë përgatitje.
Delirimet në krahun tjetër nuk mungojnë dhe kalojnë çdo nivel. Rektori i fakulitetit të ekonomisë, Theodhori Kule, që prej 30 vitesh mban këtë post, ka lëshuar perlën e vitit.
65-vjeçari ka folur para studentëve dhe jo vetëm, në ceremoninë e doktorantëve të rinj.
“Fakulteti ekonomik është më i miri krahasuar, e dini të gjithë, me Oxfordin dhe Harvardin. Në fakt Harvardi na e ka kaluar një çikë tani jemi në garë me Oxfordin. Të ndjehemi krenarë. Realisht ndjehemi krenar për arritje të tilla”, tha Kule.