osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Dhëndri i Berishës, i shqetësuar: Po hetojnë dhe vajzën time, për pasuritë

Dhëndri i Berishës, i shqetësuar: Po hetojnë dhe vajzën time, për pasuritë

Dhëndri i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi, ka reaguar pas kërkesës së Prokurorisë së Posaçme drejtuar Kuvendit për heqjen e imunitetit të deputetit ndaj ish-kryeministrit, që i hap rrugë arrestimit të tij.

Në një postim në rrjetet sociale, Jamarbër Malltezi, i cili ndodhet në arrest shtëpie për çështjen “Partizani”, deklaroi se për 3 vite po hetohen tre breza, Sali Berisha, fëmijët deri dhe deri tek mbesat e ish-kryeministrit.

“Berisha nuk ka asnjë VKM apo Ligj me emer personal por prapë dyshohet se favorizoi dhëndrin, ndërsa Edi Rama ka me dhjetëra Ligje dhe VKM me emra të përveçëm, por SPAK bën idiotin e dobishëm që nuk sheh, nuk degjon e nuk kupton”, shkruan ai.

Malltezi theksoi se pas 3 vitesh hetimi dhe sipas tij, ende pa akuzë, vendoset “Burg” për opoziten!

“Bllokim pasaporte dhe detyrim paraqitje për shefin e opozitës dhe burg për prof. Malltezin se guxoi dhe zhvilloi pronën e të parëve të vet. Jo vetëm burg, por edhe sekuestro për pronat e pronarit ‘Armik te pushtetit popullor’ duke sekuestruar edhe toka e prona të blera qysh para 20 vitesh”, shkruan dhëndri i Sali Berishës.

Ai shprehet i shqetësuar se po hetohen dhe mbesat e Berishës (pra vajzat e tij).

“Hetojne 3 vjet dhe 3 breza: Berishen, femijet deri dhe mbesat e Berishes.

Hetojne mbesat e Berishes qysh para se te kishin lindur”, shkruan ai.