Inspektorati Kombёtar i Mbrojtjes sё Territorit ka kallëzuar në Prokurori kryetaren e bashkisë së Sarandës, Floriana Koka.
Krahas saj, IKMT ka bërë kallëzim edhe për ish-kryetarin e Bashkisë Sarandë Edmond Gjoka dhe ish-shefin e Urbanistikës Panajot Gunari.
Kryebashkiakja sëbashku me dy zyrtarët e tjerë akuzohen për ‘’shpërdorim detyre’’ dhe ‘’falsifikim dokumentash’’.
Sipas IKMT-së ata akuzohen se kanë dhënë leje në kundërshtim me ligjin në favor të firmës ‘’Daed’’ për ndërtimin e një kompleksi multifunksional në zonën bregdetare pranë kanalit të Cukës.
Njoftimi i IKMT-së:
Koka, Gjoka dhe Gunari akuzohen se kanë kryer veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Falsifikimit të dokumenteve“.
Zyrtarët janë përgjegjës për miratimin në kundërshtim me ligjin, të lejes së ndërtimit në favor të firmës “Daed” sh.p.k dhe zgjatjen e afatit të kësaj leje për objektin “Kompleks multifunksional” në zonën bregdetare, pranë Kanalit të Cukës.
Floriana Koka është zgjedhur Kryetare e Bashkisë së Sarandës në zgjedhjet e viti 2015 nën siglën e Partisë Socialiste.