osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Dha vendimin për arrestimin e Saimir Tahirit, KLGJ fut në skaner gjyqtarin Egert Pëllumbi, vlerësim etik dhe profesional

Dha vendimin për arrestimin e Saimir Tahirit, KLGJ fut në skaner gjyqtarin Egert Pëllumbi, vlerësim etik dhe profesional

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka vendosur të fusë në skaner gjyqtarin Egert Pëllumbi, i cili pak ditë më parë dënoi me 3.4 vite burg ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, duke e shpallur fajtor për veprën penale të “shpërdorimit të detyrës”.

Por pavarësisht se dha vendimin për arrestimin e ish-ministrit Tahiri, gjyqtari Pëllumbi do të vlerësohet për anën etike dhe profesionale. Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi të shpërndarë për mediat nga KLGJ.

“Shqyrtimi i projektvendimit për vlerësimin etik dhe profesional të gjyqtarit Engert Pëllumbi, për vitin 2019, gjatë ushtrimit të detyrës së ndihmës magjistratit në Gjykatën e Lartë”, thuhet në njoftim.

Megjithatë futja në skenar e gjyqtarit Egert Pëllumbi ka qenë e planifikuar më përpara nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, për shkak të punës që ai ka pasur si ndihmës magjistrat në Gjykatën e Lartë, por fakti që ajo vjen në këtë moment është një koincidencë pasi ai pak ditë më parë ka dhënë verdiktin për ish-ministrin Saimir Tahiri, më të cilin ka pasur fërkime edhe më herët.

Vite më parë, Tahiri e kontestoi Pëllumbin lidhur me vendimin “detyrim paraqitje” për shtetasin H.Meçanaj. Ky i fundit vra shtetasin M.Lulaj, banor në Hambaraj. Ai u gjykua për veprën penale “vrasje nga pakujdesia”.

Në atë kohë, Prokuroria e Fierit kërkoi për Meçanajn masën “Arrest me burg”, ndërsa në 8 mars 2014, Pëllumbi nuk pranoi kërkesën e organit të akuzës, por vendosi “Detyrim paraqitjeje” për Meçanajn.

Ky vendim solli reagimin e ish-ministrit. Mirëpo kur Tahiri ishte ministër dhe Reforma në Drejtësi po kapte kulmin e saj, ish-ministri vendosi një listë të zezë, ku futej edhe emri i Pëllumbit.

Dhe sot, për ironi të fatit, në shkelje të ligjit dhe nga një gabim i rëndë i avokatit Haxhia, për konflikt interesi, i njëjti gjyqtar që do të duhet të ishte sipas Tahirit jashtë sistemit të drejtësisë, ka ngulur këmbët thellë në sistem, në një vendim që e çon Tahirin në burg dhe përshëndetet nga Ambasada Amerikane.

Kujtojmë që Pëllumbi çuditrisht e ka kaluar procesin e vetingut që i bënë edhe edhe vetingashët të dyshuar në afera kur zotëria kishte tre akuza nga ish ministri i drejtësisë së asaj kohe Nesip Naço.