osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Deutsche Welle-Ilir Metës: Pse nuk thirrni Ramën, Bashën e Kryemadhin në tryezë, për të zgjidhur krizën?!

Deutsche Welle-Ilir Metës: Pse nuk thirrni Ramën, Bashën e Kryemadhin në tryezë, për të zgjidhur krizën?!

Ilir Meta, në përfundim të vizitës së tij në Gjermani, ka dhënë një intervistë për Deutsche Welle.

Mes të tjerave, ai është pyetur se përse ka pritur kaq gjatë, për të ulur palët në tryezë për të zgjidhur situtatën politike.

Pjesë nga intervista

Dy ditë para se të vinit ju në Berlin, gazeta bulevardeske më e madhe në Gjermani, “Bild“, botoi protokollet e përgjimit nga prokuroria, që kanë shkaktuar edhe një breshëri reagimesh në median shqiptare dhe politikën shqiptare, gjithashtu. Fjalëkyçi i të gjithë këtyre artikujve është korrupsioni, për të cilin edhe opozita akuzon dhe lufton në protestat e saj. A ishte edhe kjo një temë në bisedat që keni pasur në Berlin?

Kjo nuk ka qenë aspak një temë në bisedat e mia, për sa i takon çfarë është pasqyruar në media të caktuara në Gjermani. Por natyrisht ka qenë temë angazhimi i vendosur për të përmbushur të gjitha pritmëritë në fushën e sundimit të ligjit, dhe së dyti rëndësia e jashtëzakonshme që kanë standardet demokratike të zgjedhjeve në Shqipëri, dhe kuptohet edhe ndëshkimi i gjithë personave përgjegjës apo të dyshuar për cënimin e integritetit të zgjedhjeve në të kaluarën. Këto kanë qenë mesazhe edhe të mëparshme të dhëna në mënyrë të vazhdueshme nga përfaqësues të grupeve të caktuara në Bundestag.

Kur ju të ktheheni nesër në Tiranë, pra të shtunën, opozita do të mbajë protestën e tetë kombëtare në Shqipëri, kundër qeverisë dhe me kërkesën absolute prej së cilës nuk tërhiqet, për dorëheqjen e kryeministrit, duke kërkuar prej muajsh zgjedhje të parakohshme, por njëkohësisht edhe duke paralizuar jetën parlamentare në vend. A nuk ka pritur shumë gjatë presidenti pa reaguar me një ftesë konkrete për dialog mes palëve? Në mënyrë që zgjidhja të gjendet brenda vendit dhe jo me mbështetje nga Berlini, apo diku gjetkë në botë?

Ndoshta për koincidencë, në ditën që opozita bëri zyrtare vendimin e saj për të djegur mandatet, unë pata rastin që edhe atë ditë të isha në Berlin për të takuar presidentin gjerman Steinmeier, dhe dhashë një intervistë për Deutsche Wellen, dhe për fat të keq ftesa ime, apo thirrja ime nga të dy palët nuk u dëgjua, në mënyrë që opozita të bënte një hap pas, të mos shkonte drejt zyrtarizimit të këtij vendimi, por edhe maxhoranca të bënte dy hapa pas në mënyrë që të evitohej një përshkallëzim i mëtejshëm i ndarjeve dhe i një krize më të gjerë institucionale dhe përfaqësimi në vend.

Por sidoqoftë, asnjëherë nuk është vonë. Unë në mënyrë të vazhdueshme kam nxitur vendosjen e dialogut, por për fat të keq të dy palët kanë vendosur disa kushte që e kanë bërë të pamundur një tryezë apo një takim zyrtar, pasi kryeministri Rama dhe kryetar i Partisë Socialiste, ashtu sikurse kam ndjekur edhe mbrëmë, do doja shumë të isha korrekt, ka qenë qartësisht refuzues për rishikimin e datës me mirëkuptim midis dy palëve për të garantuar zgjedhje gjithëpërfshirëse demokratike.

Ashtu sikurse edhe zoti Basha dhe përfaqësuesit e tjerë të opozitës kanë vendosur si parakusht që zoti Rama të mos jetë në një tryezë të tillë në cilësinë e kryeministrit. Megjithatë, përpjekjet e mia do të jenë të palodhura, por edhe çdo kontribut i partnerëve tanë për rivendosjen e këtij dialogu dhe të këtij besimi, është jo vetëm i mirëpritur por është edhe i domosdoshëm.

A mund të mbahen zgjedhjet lokale në këtë situatë, ndërkohë që datën e votimeve ju e keni përcaktuar konform kushtetutës. A ka mundësi shtyrjeje të datës së zgjedhjeve, brenda kuadrit kushtetues?

Nuk do të dëshiroja të shprehesha sot për këtë çështje. Ne i dime edhe përvojat e mëparshme që vendi ynë ka pasur kur ka ekzistuar vullneti dhe përgjegjshmëria për stabilitetin e vendit, për të ardhmen e tij demokratike dhe plotësisht europiane, gjithnjë janë gjetur zgjidhje të mençura.

Dhe në këtë drejtim unë nuk do të ndaloj së angazhuari institucionin e presidentit dhe natyrisht personalisht deri në fund për të shmangur çdo alternativë që nuk i shërben jo vetëm stabilitetit të vendit por edhe e largon në horizonte të padukshme mundësinë e çeljes së negociatave apo anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Unë besoj se të dy palët kanë për detyrë t’i përgjigjen vullnetit të gjithë qytetarëve shqiptarë, i cili është në shifra të jashtëzakonshme mbi 90 e ca përqind, për t’ i dhënë këtë mundësi historike Shqipërisë që të çeli së afërmi negociatat me Bashkimin Europian dhe unë besoj, se nëse kjo gatishmëri nga të dy palët do të reflektohet në orët dhe ditët që vijnë, edhe mbështetja nga Bundestagu do të jetë e plotë dhe kjo do të jetë shumë e rëndësishme për kurorëzimin me sukses të këtij qëllimi madhor për vendin tonë.

Së dyti, dua të theksoj se është shumë e rëndësishme për opozitën, meqenëse nesër është paralajmëruar një protestë tjetër e madhe kombëtare, sikurse e përmendët edhe ju, se sa e rëndësishme është vetëpërmbajtja dhe demostrimi tërësisht paqësor, në mënyrë që kauza e tyre për të pasur zgjedhje me standarte të vërteta europiane, të ketë mbështjetje maksimale brenda dhe jashtë vendit.

Prandaj, edhe një herë do të apeloja për udhëheqësit e opozitës që të marrin të gjitha përgjegjësitë për të garantuar një manifestim të standardeve europiane, të mos provokohen nga askush brenda tyre por edhe përballë tyre, në këto orë në këto ditë të rëndësishme për vendin tonë.