Negociatat për detin mes Shqipërisë dhe Greqisë janë një pikë e nxehtë e diskutimeve në 10 vitet e fundit. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Kreu i Shtetit Ilir Meta foli edhe për këtë temë. Por përveçse autorizimit, Meta ka një kusht akoma edhe më jetik për ecurinë e këtij procesi.
Marrëveshja e re e detit parashikon ndarjen e hapësirës detare me parimin e vijës së mesit. Në ngushticën mes dy vendeve, që është 1.8 milje detare, 0.6 milje i takojnë Shqipërisë, 0.6 milje Greqisë dhe 0.6 milje janë ujëra ndërkombëtare. Në pjesët e tjera aplikohet vija e mesit, duke llogaritur edhe një hapësirë për lundrim ndërkombëtar, distanca këto të bazuara në Konventën Ndërkombëtare të Detit.
Kjo marrëveshje referon një koordinatë për nisjen e punës për kufirin tokësor. Greqia dhe Shqipëria nuk kanë ende një vijë kufitare të përcaktuar vetë, që prej vitit 1914, kur vija ekzistuese u vendos nga fuqitë e mëdha.