osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Detajet e arrestimit/ Arben Ndoka i lidhur me grupin e kryebashkiakut të PD së Lezhës

Detajet e arrestimit/ Arben Ndoka i lidhur me grupin e kryebashkiakut të PD së Lezhës

Lezha vazhdon të prodhojë arrestime sa i përket tjetërsimit të pronave. Pak muaj më parë u arrestua kryebashkiaku i Lezhës i cili vjen nga radhët e PD-së, Fran Frrokaj. Frrokaj asokohe u akuzua dhe arrestua për tjetërsim të pronave.

Në pranga në mars të këtij viti ranë edhe nënkryetari i Bashkisë, kreu i Hitepokës dhe dy juristë, ndërsa prokuroria kishte lëshuar 23 urdhërarreste. Në atë kohë, Partia Demokratike ushtroi një presion të fortë ndaj Gjykatës duke mundësuar kështu lirimin e të arrestuarve.

Ndërsa ditën e sotme, është arrestuar nga policia po për tjetërsim prone, Arben Ndoka, ish-deputet i PS-së. Për këtë akuzë, bashkë me Ndokën janë rishpallur në kërkim edhe dy shtetas që ishin edhe në rastin e kryebashkiakut demokrat, pjesë e ‘lojës’ së tjetërsimit të pronave. Ata janë rishpallur në kërkim pasi herën e parë, falë presionit të PD-së, ia dolën t’i shmangen drejtësisë.

NJOFTIMI I POLICISE PER ARRESTIMIN E NDOKES DHE DY SHTETASIT E RISHPALLUR NE KERKIM:

Policia e Shtetit ka ekzekutuar urdhrin e arrestit për shtetasin Arben Ndoka, 46 vjeç, nga Lezha, për të cilin Gjykata e Krimeve të Rënda ka caktuar masën “Arrest në burg”.

Ai dyshohet për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve”, Falsifikimi i vulave, stampave ose i formularëve”, “Shpërdorimi i tokës”, në kuadër të një grupi kriminal, të përfshirë në tjetërsim tokash.

Hetimi disa mujor ka mbledhur prova dhe se ky grup kriminal dyshohet si i implikuar në abuzimet me troje shtetërore në zonën e Lezhës dhe Kurbinit, përmes falsifikimit të dokumenteve e vulave etj.

Në mars 2018, Policia e Lezhës hetoi një grup kriminal që dyshohej se ishte lidhur me abuzimet toka e troje në zonën e Shëngjinit dhe ndaloi 12 persona, mes tyre edhe Kryetari i Bashkisë Lezhë, ndërsa 11 u shpallën në kërkim. Ata në bashkëpunim me njëri-tjetrin akuzohen se kanë falsifikuar, tjetërsuar dhe përvetësuar 234,548 m2 tokë shtetërore ranishte në zonën bregdetare Shëngjin, Lezhë.

Megjithë provat e forta të paraqitura nga Policia dhe Prokuroria, Gjykata e Shkallës së Parë Lezhë dhe Gjykata e Apelit Shkodër, ndryshuan masat për një numër të konsiderueshëm shtetasish, mes tyre edhe Kryetari i Bashkisë Lezhë, si dhe 2 shtetas të ri-shpallur në kërkim.

Gjithashtu disa ditë më parë, Policia e Lezhës goditi një tjetër grup prej 11 ish-zyrtarësh të Hipotekës, aktiviteti i të cilit dyshohet se lidhet me tjetërsimin e tokave në këtë qark.