Përplasja mes klanit të vëllezërve Duka dhe Ervis Martinajt duket se nuk ka nisur dhe nuk ka mbaruar me vrasjen e ‘ushtarëve’ të njëri-tjetrit. “Inside Story” ka risjellë historinë e bërë publike tashmë, se Ervis Martinaj ka urdhëruar Santiago Malkon për të marrë peng dhe për të dhunuar babanë e tyre. E gjithë ngjarja është raportuar edhe më herët, por zyrtarisht nuk ka pasur asnjë lloj denoncimi.
“Santiango Malko përflitet se ka marrë peng për disa orë dhe ka dhunuar babanë e vëllezëeve Duka. është një episod që nuk është vërtetuar dhe nuk ka denoncim,”-bëhet me dije nga dokumentari.
Ish-polici Santiago Malko u ekzekutua mbrëmjen e 27 gushtit në zonën e “Xhamllikut” në Tiranë, në makinën e tij tip “BMë X5”. I skeduar për një sërë ngjarjesh kriminale, Malko kishte hyrë edhe në administratën shtetërore. Për vrasjen e Malkos, prokuroria akuzon 8 persona, ku në krye të grupit janë dy vëllezërit Duka, Leonardi dhe Erlisi. Klani Duka, i akuzuar për vrasjen përbëhet nga: Leonard Duka, Erlis Duka, Ilir Selmani, Oltian Loga, Ervis Metani, Fatmir Hyseni, Dritan Agaj, Aleksandër Maxhaku dhe Xhoni Nica.