osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Detaje të reja nga kokaina e Durrësit/ Si u zbulua kompania? Dogana: Çdo kontinier do të futet në skaner

Detaje të reja nga kokaina e Durrësit/ Si u zbulua kompania? Dogana: Çdo kontinier do të futet në skaner

Dje në portin e Durrësit u sekuestruan 613 kg drogë, sasi kjo e kapur me e madhja në Shqipëri. Kokaina e kapur ishte fshehur në një kamion i cili transportonte banane nga Kolumbia, e firmës “Arbri Garden”.

ReportTv ka mësuar ekskluzivisht se prej mesit të Janarit një urdhër i brendshëm i doganave është vënë në zbatim për kalimin në kontroll me skaner të gjithë kontenierëve me fruta ekzotike përfshi dhe bananet që vinin nga Amerika Latine.

Ky urdhër është vënë në zbatim pas sinjalizimeve që hetimi doganorë kishte prej partnerëve të huaj se një kompani shqiptare që operonte në tregun e bananeve do të sillte një sasi të konsiderueshme kokaine me kontenier, por sipas sinjalizimeve nuk bëhej fjalë për “Arbri Garden”.

Kjo kompani pasi i merrte kontenierët në Durrës i kalonte në rrugë tokësore për në Malin e Zi. E pikërisht këtu ishin fokusuar kontrollet ndërsa më 19 shkurt 2018 mbërriti me traget nga Kolumbia në Itali e më pas në Maltë e Durrës kontenieri që shihni në këto pamje.

Gjithçka ka nisur paraditen e 27 shkurtit 2018 kur përfaqësues të kompanisë “Arbi Garden” u paraqiten në terminalin e kontenierëve për të tërhequr bananet.

Fillimisht në doganë u paraqit agjenti doganor që futi në skaner kontenierin me anë të shoferit Armando Pezaku. Pas skanimit kanë dalë gjurmët e dyshimta në fundin e dyshemesë së skanerit dhe aty dogana ka nisur procedurën standarde të referimit pranë drejtorisë së përgjithshme doganore, hetimin doganorë dhe policinë kufitare.

Në përfundim të njoftimeve të brendshme dogana i ka kërkuar agjencisë doganore të paraqiten përfaqësuesit e firmës “Arbi Garden”. Sipas burimit që shpjegoi për ReportTv këtë procedurë aty është paraqitur një djalë që ka deklaruar se është punëtor i firmës dhe se nuk ishte në gjendje të mbronte praktikën e zhdoganimit.

Më pas ka mbërritur hetimi doganorë ku në bashkëpunim me policinë dhe agjencitë e tjera kanë nisur procedurat për identifikimin e poseduesve dhe planin se sit ë binin në gjurmë të tyre. Në bashkëpunim mes tyre dhe me miratimin e policisë së shtetit droga është lejuar të dal jashtë portit për ti dhënë mundësi atyre të identifikonin se ku do të ndalej ky mjet dhe kush qëndronte pas 613 kg kokainë.