Anila Hoxha solli detaje mbrëmjen e sotme në emsionin ‘Open’, rreth ngjarjes së ndodhur në Fushë Krujë mbi rastin e pretendimit të përdhunimit të mundshëm të një 25-vjeçarje nga djali i deputetit të PS, Rrahman Rrahja. Ngjarje e bërë publike një ditë më parë nga nënkomisar Emiljano Nuhu.
Anila Hoxha u shpreh se oficeri nuk është paraqitur në prokurori për t’u ballafaquar me dy personat e përmendur nga ai.
“Pasi oficeri ishte thirrur për t’u pyetur, ishte vendosur që oficeri i policisë të ballafaqohej me dy personat e përmendur, por oficeri nuk është paraqitur. Autoritetet ende nuk kanë marrë një vendim për ta marrë në mbrojtje vajzën”.