osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

Detaje nga banka në Angli: Ilir Meta, 100 milionë dollarë pasuri të depozituar në emër të …

Detaje nga banka në Angli: Ilir Meta, 100 milionë dollarë pasuri të depozituar në emër të …

Në vitin 2016, gazetari investigativ Artan Hoxha, deklaronte se gazetarë anglezë, kanë rënë në gjurmët e kompanie shqiptare të regjistruar në Londër e cila është mbulesë e një politikani shumë të fuqishëm shqiptar.

Sipas Hoxhës, i njëjti politikan, ka 51 tituj pronësie, me një vlerë prej 70 milion paund, të cilat janë investuar në zonën A të Londrës, dhe këto prona janë vënë në emrin e një shqiptari nga një rreth i veriut të Shqipërisë.

E gjithë kjo pasuri sipas gazetarit Hoxha është vënë nëpërmjet bursës së arit në vitet 2002-2003, dhe anglezëve u rezulton se ky është ar i ardhur nga Shqipëria.

Hoxha, nuk përmendi emër politikani, por menjëherë në media, ishte emri i Ilir Metës, presidentit të sotëm që u lakua për një pasuri të tillë në Londër, prej 70 milion paundësh e barazvlefshme me 100 milion dollarë.

Në fakt, lidhja e Metës me këtë pasuri u bë pasi ish kryeministri Sali Berisha kishte lëshuar ak.uza ndaj tij në lidhje me grabitjen e thesarit të shtetit. 280 kg ar u vodhën në thesarin e shtetit pas ngjarjeve të vitit 1997. Sipas Berishës, Ilir Meta ka festuar Vitin e Ri 1999 me floririn e vjedhur.

“Në dhjetor të vitit 1999 ju festuat Vitin e Ri duke u vjedhur thesarin shqiptarëve”, deklaronte Berisha për Ilir Metën në korrik të vitit 2000.

Që kur skandali u den.oncua për herë të parë në media në fillim të vitit 2000 dhe deri në korrik të vitit 2009, kur u bashkuar në qeveri, Berisha e quante Metën ‘Ilir Floriri’. Ndërkohë Meta në vijimësi i ka mohuar akuzat e Berishës për një imp.likim të tij në gra.bitjen e thes.arit të shtetit.

Transaksionet në Londër

Ka dhe një tjetër detaj që e lidh Presidentin me pasurinë në Londër. Bëhet fjalë për tran.saksionet që janë bërë në Londër për të mbuluar pagesat e shkollimit për fëmijët. Të tre fëmijët e tij janë shkolluar në Britaninë e Madhe.

Në 2017 familja Meta ka deklaruar se ka paguar 140 mijë paund për shkollimin e tyre. Ndërsa në 2018 është deklaruar një llogari bankare rreth 12 mijë paund, po me shpenzime për shkollën. Presidenti dhe bashkëshortja kanë shpenzuar shuma marra.mendëse për shkollimin e fëmijëve vetëm me nga një pagë në shtet.

Më vonë, në vitin 2020, shkollimin e fëmijëve në Londër çifti Meta-Kryemadhi, deklarojnë se e mbulojnë me shitje të apartamenteve që janë në pronësi të Kryemadhit.

Gjatë vitit 2020, Meta dhe Kryemadhi kanë përfituar edhe 50 mijë euro nga kontratat e mëparshme për shitje apartamentesh, por nga ana tjetër kanë tërhequr 39 mijë euro dhe rreth 60 mijë paund, duke kaluar një pjesë të parave në llogaritë e fëmijëve, të cilët po i shkollojnë në Angli.

Deri më tani nuk ka ndonjë he.tim nga org.anet e drejtësisë për pasurinë e shumëpërfolur të Presidentit, për të qartësuar nëse ka lidhje me pasurinë në Londër apo edhe për pasuri të tjera në Shqipëri.