Sali Berisha ka reaguar në lidhje me çeljen e negociatave të Shqipërisë me BE-në.
Përmes një postim në “Facebook”, Berisha shkruan se ai dhe grupi i tij besojnë se progresi i Shqipërisë në rrugën e negociatave me BE-në është mision i pamundur, por do ta shpëtojnë shpejt vendin nga “regjimi i Edi Ramës”.
Nderkohe qe vleresimi i tij se perse u hapen negociatat e BE me Shqiperine, ka qene me te vertet i habitshem, pasi vendos ne themel te arsyes, faktin se Rama ka vendosur monizmin dhe vjedhur voten e lire.
“Partia Demokratike, duke mbështetur plotësisht vendimin e Këshillit Europian, thekson se Edi Rama, njeriu që përfaqëson sot Shqipërinë në Bruksel, me lidhjet e tij të tmerrshme me krimin dhe korrupsionin, qëndrimin autokratik ndaj mediave dhe kontrollin e gjyqësorit është shkaku kryesor:
1- i refuzimit të hapjes së negociatave 5 herë në këto vite.
2- i mosplotësimit të kushteve, siç deklaron rezoluta e fundit e Parlamentit Europian dhe deklarata e sotme e përfaqësuesve të CDU-së në Bundestagun gjerman.
PD thekson se sot negociatat u hapën në Bruksel pasi Edi Rama ka vendosur në Shqipëri, duke dhunuar votën e shqiptarëve, monizimin e plotë, pushtetin një partiak të njëjtë me janarin e vitit 1990.
Ne këtë kontekst, PD beson se progresi i Shqipërisë në rrugën e negociatave me BE-në është mision i pamundur.
Por Partia Demokratike siguron shqiptarët se, Fronti për Shpëtimin e Shqipërisë do të shpëtojë shpejt vendin nga regjimi i Ramës, dhe me reforma të thella dhe të gjithanshme, rruga e integrimit të vendit në BE do të njohë normalitetin dhe shpejtësinë që meriton! Sb”- thotë Berisha.