osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Dështon takimi Berisha-Bardhi në Kukës: Çetës anti-amerikane i bashkohen vetëm 26 deputetë! “Foltorja” drejt shpartallimit

Dështon takimi Berisha-Bardhi në Kukës: Çetës anti-amerikane i bashkohen vetëm 26 deputetë! “Foltorja” drejt shpartallimit

Aleanca anti-amerikane Berisha-Bardhi duket se ka “hyrë në ujë”, teksa çdo ditë që kalon i ngjan më shumë çitjaneve që vesh kryeministri Edi Rama se sa një grupi të konsoliduar dhe që ofron shpresë, e madje pretendon se është alternativë për qytetarët shqiptarë.

Edhe pse u trumbetua me të madhe se do të ishte një takim i gjerë dhe me pjesëmarrje të shumicës së deputetëve demokratë, në mbledhjen e djeshme të organizuar në Kukës, ku për pak ditë opozita përballet në një tjetër garë elektorale, atë për kryetarin e ri të Bashkisë, morën pjesë më pak ligjvënës, referuar tre takimeve që janë bërë në total.

Kështu nga 43 që ishin herën e parë dhe 31 radhën e kaluar, dje sikundër u raportua nga disa media, në takim fizikisht u bashkuan vetëm 26 deputetë. Pra nëse bëjmë një aritmetikë të thjeshtë, dje takimin e shoqatës Berisha-Bardhi, e kanë braktisur 5 deputetë, ndërkohë që nëse i referohemi mbledhjes së parë, janë plotë 17 ligjvënës që kanë refuzuar të bëhen pjesë pazarit të çetës anti-amerikane.

Pra duket qartë se “Foltorja” po shkon drejt shpartallimit dhe askush nuk iu shkon më pas, kjo edhe për faktin se dyshja Berisha-Bardhi me bashkimin e forcave që përpiqen të bëjnë, sfidojnë hapur aleatët tanë strategjikë sikundër janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe, duke iu treguar muskujt.

Vendimet

Megjithatë ironia e kësaj çete shkon edhe më tej, ku ndonëse kanë deklaruar se do të bashkëpunojnë vetëm për Parlamentin, Berisha e Bardhi që janë pa parti, u dakordësuan dje për të mbështetur kandidatin e Rithemelimit në Kukës.

Ky i fundit anashkaloi edhe akuzat e dikurshme se Berisha po i çon demokratët te Ilir Meta dhe tha se kush nuk e mbështet kandidatin e Rithemelimit, i shërben PS-së. Dilema mbetet ende se kë do njohë Kuvendi në krye të deputetëve të opozitës, por Bardhi thotë se në cilësinë e kreut të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, do të heqë Enkelejd Alibeajn si bashkëkryetar të Reformës Zgjedhore dhe në vend të tij, do të vendosë mbështetësin e Berishës, Oerd Bylykbashin. “Jemi ndalur në axhendën parlamentare të kësaj jave që vjen ku në fokus ka qenë reforma zgjedhore. Sot grupi i PD-së ka autorizuar kryetarin e grupit që të propozojë projekt vendimin për ngritjen e Komisionit për Reformën Zgjedhore. Bashkëkryetar do të jetë Oerd Bylykbashi, ndërkohë që anëtarë do të jenë, Dhurata Çupi, Dashnor Sula, Ervin Salianji, Tomor Alizoti, Lindita Metaliaj, Shpëtim Idrizi, Fatmir Mediu dhe Petrit Vasili”, deklaroi ai. Ndërkaq edhe për kërkesën për dialog për zgjedhjen e Avokatit të Popullit, Bardhi theksoi se është optimist se Lindita Nikolla do ia marrë parasysh, për sa kohë, thotë se në mbledhjet e Kuvendit, ftohet ai si kryetar i grupit të PD.

“Ajo që kam kërkuar unë për Avokatin e Popullit e popullin merr shkas nga një shqetësim që ka ardhur nga përfaqësues të SHBA dhe BE, të cilët kanë kërkuar në dijeninë time edhe nga Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste, që të çojnë para procesin e zgjedhjes se avokatin e popullit. Avokati ka disa detyra te rëndësishme në kuadër të zbatimit te reformës në drejtësi, dhe për këtë arsye përfaqësuesit e SHBA dhe BE, kanë shprehur shqetësimin.

Në kuadër të këtij shqetësimi kam vënë në lëvizje këtë proces. Jam përgjigjur një shqetësimi që na ka ardhur nga aleatët strategjik. Kam propozuar që ky proces të mos jetë një 17 maj tjetër, ku avokati zgjidhet duket ngrënë pica në një zyrë të Kuvendit, por një proces transparent.

Nuk kam kërkuar të ulëm me Çuçin, por nga Kryetarja e Kuvendit, në cilësinë e saj si kreu i Parlamentit të ndërtoj një proces transparent mes palëve. Procese zgjedhore të institucioneve kushtetuese duke ngrënë pica e dukë pirë cigare me Edi Ramën janë të pa papranueshëm për grupin parlamentar të opozitës”, nënvizoi Bardhi.

Reagon Berisha

Ndërkohë ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi dje për mediat pas mbledhjes së deputetëve të tij dhe të Gazment Bardhit në Kukës, se ishte një takim shumë i frytshëm. “U shpreh solidariteti i plotë me Emri Vatën, i cili garon në Bashkinë e Kukësit pas një demaskimi moral dhe të gjithanshëm të përfaqësuesit të Edi Ramës, i cili ishte një copy-paste i Edi Ramës. Emri Vata ka besimin e plotë të të gjithë deputetëve të PD, besim se ai votën do e kthejë në shërbime transparente dhe përkushtim për qytetarët e Kukësit.

Është rasti t’u bëj thirrje të gjithë kuksianëve, kudo që ndodhen, por që kanë qendrën e votimit në Kukës, të vijnë ditën e diel dhe me votën e tyre të firmosin fillimin apo agun e një ndryshimi të madh që e pret Shqipërinë. Në mbledhje u diskutua gjerësisht mbi axhendën parlamentare, u morën vendime të cilat zoti Bardhi do ua komunikojë. Unë them se ishte një mbledhje shumë e frytshme”, deklaroi Berisha.