INTERPOL ka zgjedhur kreun e ri. Ai është Kim Jong Yang nga Koreja e Jugut, ndërsa do të marrë drejtimin si President i INTERPOL. Kandidat favorit ishte rusi Aleksandër Prokopçuk, por në fund Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo u shpreh se SHBA mbështet fuqishëm Kim Jong Yang.
Pas votimit të 192 vendeve anëtare në Asamblenë e Përgjithshme të INTERPOL-it që u zhvillua në Dubai Yang u shpall fitues.
Ndërkohë që Kosova dje nuk arriti të sigurojë votat e mjaftueshme për t’u bërë anëtare e kësaj organizate. Kërkesa e saj u hodh dy herë radhazi në votim. Herën e parë në votimin e hapur, nga 156 vende që morën pjesë në votim, 76 mbështetën Kosovën, 56 ishin kundër ndërsa 22 abstenuan.
Në raundin e dytë të votimit që ishte i fshehtë, Kosova mori mbështetjen e 68 vendeve, kundër ishin 51, ndërsa abstenuan 16 nga 135 vendet që morën pjesë në votim duke mos marrë dy të tretat e votave.