osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Dështon “intriga” Basha-Kryemadhi: PS bllokon negociatat për vetingun në politikë!

Dështon “intriga” Basha-Kryemadhi: PS bllokon negociatat për vetingun në politikë!

Partia Socialiste ka bllokuar nismën e opozitës për të futur në veting politikanët. Edhe pse kryeministri Edi Rama ngriti një grup negociator për të diskutuar me Partinë Demokratike, me qëllim gjetjen e një konsensusi, gazeta mësoi se socialistët janë tërhequr nga negociatat.

Sipas burimeve pranë mazhorancës, sapo kreu i PD, Lulzim Basha hodhi idenë e vetingut në politikë nisën përgatitjet mes palëve, por kur drafti i opozitës u bë publik të gjithë mbetën të zhgënjyer.

Pas kësaj mësohet se nuk ka pasur asnjë bisedë mes palëve. Mazhoranca qeverisëse kërkon që në veting të futen edhe familjarët dhe të hetohet gjithashtu pasuria e politikanëve. Por Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim nuk e pranojnë propozimin e shumicës.

Mirëpo, për shkak se opozita nuk lëshon pe sa i takon kërkesës së mazhorancës, kryeministri e ka bërë të qartë se nuk do të ketë veting në politikë. Madje, dy ditë më parë shefi i qeverisë deklaroi se drafti i PD për veting në politikë do të shkojë për interpretim tek Komisioni i Venecias, dhe sipas tij, deri në marrjen e opinion nga ky komision,

PS nuk do të bëjë asnjë lëvizje. “Ne do ja çojmë Komisionit të Venecias. Nuk do hymë në luftë me asgjë. Komisioni ka qenë instrumental në gjithë procesin e reformës dhe ta thonë ata. Unë them djema tregoni xhepat”, deklaroi kryeministri Rama. Megjithatë, mbetet për t’u parë në ditët në vijim se çfarë do të ndodhë më konkretisht./Sot