Kryeministri Edi Rama do të dalë sot në orën 17:00 në një konferencë me gazetaret sëbashku me ministrin Gent Cakaj, ku do të flasin për vendimin e BE për moshapjen e negociatave.
“Pas pak, në konferencë për shtyp mbi dështimin e konsensusit në Këshillin Europian, lidhur me çeljen e negociatave për anëtarësim me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut;
konkluzionet e liderëve europianë pas përfundimit të raundeve të Këshillit; objektivat e kësaj faze të re në rrugëtimin që vazhdon🇦🇱
Live edhe në ERTV😊 natyrisht”, ka shkruar kryeministri.