osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

Dështimet e njëpasnjëshme të prokurorit Gjergji Tako si ish ushtari i Adriatik Llallës mbyllen me dosjen Basha-Nick Muzin

Dështimet e njëpasnjëshme të prokurorit Gjergji Tako si ish ushtari i Adriatik Llallës mbyllen me dosjen Basha-Nick Muzin

Vettingu po vijon, por edhe skandalet në gjykata dhe prokurori nuk kanë të ndaluar.

Prokuroria e Tiranës, së fundmi ka prodhuar skandalin e radhës me anë të prokurorëve Gjergji Tako dhe Ervin Karanxha.

Këto janë dy prokurorët që trumbetuan se kanë përfunduar hetimet ndaj kreut të PD-së Lulzim Basha, ish sekretari të Përgjithshëm Arben Ristani dhe ish shefit të financave Ilir Dervishi, në lidhje me lobimin rus në SHBA.

Dosja është bërë gati për Gjykatë dhe më tej pritet përballja e Bashës dhe dy të tjerëve me togat e zeza.

Ajo çfarë bie në sy nga përpilimi i akuzës është dyshimi i prokurorisë për falsifikim të vulave, duke mos i shkuar çështjes më tej dhe duke e ndihmuar kështu Bashën t’ia hedhë pa u lagur.

Jo se Basha e ka për herë të parë që tenton t’i shpëtojë drejtësisë, pasi ka eksperiencën me abuzimet e rrugës së Kombit, por në këtë rast është ndryshe, pasi skandali merr jetë nga prokurorët, të cilët dyshohet se kanë manipuluar dosjen.

Dokumenti i Prokurorisë
Ndonëse sipas akuzës, Basha ka pranuar se janë paguar 500 mijë dollarë për llogari të PD-së në SHBA, prokurorët nuk kanë dashur t’ia dinë për lidhjen e Bashës me këto para që kanë shërbyer për lobimin e tij.

Prokurorët nuk i kanë thelluar hetimet, se kush i ka paguar këto miliona dollar, burimin e tyre, por janë mjaftuar me akuzën e të vulave dhe stampave.

Nëse prokurorët janë shitur dhe po punojnë me stilin tashmë të famshëm “kap çfarë të kapësh”, ose janë rëndë profesionalisht, këto janë cështje që duhet t’i shikojë me detaje Gjykata, duke e kthyer pas akuzën për plotësim por edhe Vettingu nuk duhet ta lërë mënjanë këtë skandal.

CNA.al do të kalojë në filtër një nga prokurorët e çështjes, për të hedhur dritë mbi të kaluarën e tyre profesionale dhe mbi pasurinë e tyre.

Prokurori Gjergji Tako, njihet ndryshe si prokurori i preferuar i Adriatik Llallës.

Nuk dihet nëse ende vijon të zbatojë urdhrat e Llallës, edhe pse nuk e ka më shef, por zbutja e Takos në rastin e Bashës, lë vend për dyshime.

Kujtojmë se prokurori Gjergji Tako, ka dështuar edhe me hetimet ndaj ish- drejtorit të Policisë së Shtetit Haki Çako me akuzën e përgjimit të paligjshëm të bërë nga ana e Policisë me pajisjen e Interforcës Italiane.

Një tjetër dështim që mban emrin e prokurorit Tako ka lidhje edhe me hetimet për ndërtimet në Parkun e Lodrave të Liqeni.

Ndërsa sa i përket pasurisë, sipas të dhënave të ILDKPKI-së, rezulton se të ardhurat e vetme i ka nga paga si prokuror dhe si pedagog tek ish-Universiteti “Kristal”.

Në formularët e deklarimit të pasurisë, prokurori Tako deklaron edhe amortizimin e shtëpive dhe makinave.

Nga një banesë që kishte në vitin 2004, është berë me 2 të tilla në vitin 2015.