Nga Kimete Berisha
Mbledhja e Këshillit të Sigurisë zbuloi Pasigurinë e Kosovës.
1. Albin Kurti i ka kërkuar KFOR-it raport për arrestimin e policëve të Kosovës nga ushtarët serbë në Veri!
KFOR-i nuk i raporton për punën e tyre Albin Kurtit, prandaj nuk i kanë raportuar.
2. Albin Kurti tha se Kosova nuk ka mundësi ta kontrollojë Veriun, sepse është i madh. Ka male atje. Të thella.
– Po. Ka edhe arusha. Prandaj, kur Amerika të ka këshilluar ‘mos’ – e ka ditur se nuk je i zoti ta mbrosh veteveten, e KFOR-i nuk të ka ty komandant që t’i marrin urdhërat prej teje.
3. Xhelal Sveçla, si petull, RR-në e shqipton si R – nuk thotë Rrezik por Rezik, prandaj nuk ka mundësi që armiku e merr seriozisht.
4. Albin Kurti tha se e ka çuditur heshtja e ndërkombëtarëve.
‘Silent treatment’ është formë ndëshkimi. Meqenëse ke mbërri në atë gjendjen ku fjala nuk ta lë shenjë, Perendimi, me heshtje po e shpreh pakënaqësinë dhe zemërimin ndaj teje.
5. Albin Kurti i luti gazetarët shqiptarë, aman, mos anoni kah Beogradi, siç po anoni.
6. Albin Kurti tha se Hashim Thaçi ka faj që në Veri nuk mund të jetë Ushtria e Kosovës!
Hashim Thaçi e ka pranuar kërkesën e NATO-s dhe ka bërë mirë, sepse Kosova nuk ka Ushtri reale.
Ku është ajo Ushtri?
Së paku, duke ‘ua ndaluar’ të ekzistojnë më Veri (duke i mbajtur bishat lidhur), Ushtria ish dukur enigmatike, misterioze, nuk ish zbuluar se nuk ekziston.
7. Albin Kurti e qau fatin e Lulzim Hetemit.
Të gjithë po ia sulmojnë trenerkat me kundra mgjyrë kaki, me lidhëse të palidhura.
Tha, Lulzimi është vëllai i dëshmores.
E Hashim Thaçi vëllai i kujt është!
Ne kush jemi? Neve na ka bë ‘pela’ a çka!
Të jesh budalla si Lulzim Hetemi nuk është mëkat, mëkat po bën ti që po e shfrytëzon të paditurin si ‘mburojë e gjallë’, si bombë e kurdisur, me të cilin po qeshin krejt bota.
P.S. Autorja e ka përjetuar dëbimin nga Veriu i Mitrovicës (zbathur para mëngjesit), e ka përjetuar të jetë ‘mburojë e gjallë’, të ec nëpër fushën e minuar;
të kaloj nga një fshat në tjetrin natën nëpër hanën e plotë (e vetmja herë (maj 1999), kur hëna e plotë m’u ka duk si shtrigë sepse bënte shumë dritë);
Autorja ka qenë aty kur i kanë ndarë djemtë e burrat nga gratë e vajzat;
– Ka qenë e detyruar të ikë nga Kosova në kolonë, është kthyer këmbë në gjysmë të rrugës;
Ka parë një grua që vritet duke kërkuar bukë për fëmijën e saj;
Ka parë shqiptarë të vrarë nga policia serbe dhe përpjekjen e tmerrshme të shqiptarëve për t’i tërhequr trupat e tyre për varrim;
Autorja ka parë një kamion me burra shqiptarë të zhveshur rrugës për fshatin Bukosh..
Autorja ka ndaluar dhjetëra vajza të reja të gjuhën nga ballkoni i shtëpisë së rrethuar..
Autorja ka kënduar kur të gjithë kanë qarë, ka qarë kur të gjithë kanë festuar.
Autores i ka dalë zemra nga vendi kur u ka thënë vëllezërve lamtumirë,
…e kur tê gjitha vajzat i kanë prerë flokët për shkak të morravep…, autorja nuk i ka prerë.
Një herë i janë terruar sytë, e kanë lëshuar këmbët dhe ka qenë e sigurt se po vdes…
Kurrë më s’ka qenë e lumtur.
Se….Lufta nuk e lë pa të vrarë.
Ne vajzat që e kemi përjetuar luftën, pyesim: Ku e ke vajzën ti!