osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Dëshpërimi dhe lotët e “korrespondentit” për çupat e Korçës

Dëshpërimi dhe lotët e “korrespondentit” për çupat e Korçës

Nga Vepror Hasani

Gjithnjë e kam parë duke qarë… Tani ai nuk jeton më, duhet të ketë shumë vite që ka vd, ekur, por mua më duket sikur ai ende qan edhe sot e kësaj dite, sepse nuk besoj se ai i harron dot ato që pa me sytë e tij. Nuk ia di va, rrin që të shkoj e t’i përulem me adhurim, por jam i sigurtë se për shkak të lotëve të tij, rreth va, rrit do t’i kenë mbirë shumë lule. Edhe lotët e çupave të Korçës që u derdhën ditën e largimit të tij nga kjo jetë, me siguri që do t’i jenë shndërruar në karafila.

Nuk ia di as emrin këtij njeriu, sepse ai për shumë vite u njoh vetëm si korrespondenti i gazetës “Koha”, që botohej nga Mihal Grameno dhe i tillë mbeti. Gjithnjë i lutej botuesit që të mos ia shënonte emrin në gazetë, sepse po ta merrnin vesh ata që nuk e donin, mund ta zhduknin nga faqja e kësaj bote. Poshtë shkrimeve të tij gjithnjë shkruante: “Pandeliçka”, por ky nuk ishte emri i tij i vërtetë, ishte thjesht një pseudonim. Ata që e dinin se kush shkruante te gazeta “Koha” ishin vetëm njerëzit dhe miqtë e tij.

Çdo mëngjes përpiqej të mësonte se çfarë kishte ndodhur në qytetin e Korçës e çfarë pritej të ndodhte. Ai gjithnjë kishte qenë një parashikues i mirë. E njihte atë qytet dhe njerëzit e tij, ua dinte vlerat dhe shpresonte shumë që Korça të ishte një qytet ndryshe; i lumtur. Gëzohej kur dëgjonte një lajm të mirë, por përgjithësisht në shtëpi kthehej i dëshpëruar dhe qante. Lotët e tij i kam gjetur gjithnjë nëpër fjalët e shkruara, sepse ai edhe pse përpiqet ta fshehë dhimbjen, i rrëzëllin mes fjalësh si diamanti.

Çupat e Korçës

Kohët e fundit ai kishte filluar të ndihej edhe më i trishtuar. Që prej shumë vitesh kishte nisur të ndihej kështu, por tashmë dëshpërimi po kaplonte çdo qelizë të tij. Vajzat e qytetit të tij po nëpërkëmbeshin nga oficerët grek, nga ushtarët dhe andartët. Njerëzit ishin të pafuqishëm për të ndalur atë makabritet. Shkonte në shtëpi dhe lotonte. Dëshironte t’i shkruante të gjitha brengat e tij e t’ia dërgonte gazetës “Koha” që ta merrte vesh gjithë bota se çfarë po ndodhte atje në qytetin e tij vogël me emrin Korça, por bota… as shihte, as dëgjonte… I mbetur i vetëm në dhomën e tij, ai bërtiste dhe i binte tavolinës me grusht. Të gjitha këto ndihen te frymëmarrja e tij, te ulërimat e tij. Mjafton ta lexosh me vëmendje dhe ai nis e të tregon dhimbjen që në ato vite po i çante kraharorin dhe po ia pëlciste shpirtin nga dita në ditë. Nuk e dimë çfarë moshe ka patur, nëse ishte i ri dhe i dashuruar me ndonjë nga vajzat e qytetit apo ishte i baba dhe çupat e Korçës ishin si bijat e tij.

Ajo që nuk duronte dot më shumë se çdo gjë tjetër ishin mësonjëset dhe mësonjësit që kishin ardhur enkas nga Greqia që t’u mësonin çupave të Korçës gjuhën greke, vallen dhe qitharën, sepse në të vërtetë ato po u mësonin vajzave diçka tjetër. Gëzohej gjithnjë kur përfundonte viti shkollor dhe shkolla mbyllej së pëku për ca kohë dhe mësonjëseve të greqishtes u duhej të ktheheshin andej nga kishin ardhur. Edhe tani ai priste me padurim largimin e tyre. Ditën që ata do të iknin pa asnjë dyshim që ai do t’i shkruante gazetës “Koha”: “E këputën qafën!”

Djemtë

Nuk ishte i trishtuar vetëm ai, edhe djemtë e Korçës përjetonin të njëjtën gjendje. Kudo që ndodheshin në kafene, në rrugë, në zyra, oficerët e Greqisë flisnin vetëm për çupat e Korçës. Tregonin planet e tyre se si do t’i shtinin në dorë, se si do t’u rrëmbenin pasurinë prindërve të tyre, edhe pse ata e kishin vënë me aq mund. Dhe sa herë që tregonin histori të tilla, rrëkëllenin me fund nga një “Metaxa” dhe qeshnin me të madhe. “Do t’i lëmë me gisht në gojë zengjinët e Korçës”, ishte ironia e tyre. Djemtë e Korçës dëgjonin në heshtje. E çfarë mund të bënin vallë? A duhej të ngriheshin dhe ta mbërthenin për gryke oficerin grek dhe të mos e linin t’u ikte nga duart deri sa t’i dilte edhe fryma e fundit.

Shishja e “Metaxasë” që qëndronte mbi tavolinë mund të ishte një bombë e përkryer që sakaq mund të thërrmohej në mijra copa pas kokës së oficerit, ku pas kësaj ta shihte veten së bashku me karrigen e rrëzuar duke puthur përjetësisht dyshemenë e kafenesë, nga ku nuk do të mundte të ngrihej dot më kurrë. Si ishte e mundur që këta njerëz të flisnin kështu për çupat e tyre, me të cilat ishin rritur bashkë e kishin luajtur nëpër rrugët e lagjeve; si mund ta harronin zërin e tyre, gërshetat që hidhnin pas qafës, prekjen e magjishme që ndodhte gjithnjë si padashje, por që mbetej një drithërimë deri në mosharrim. Sjellja e grekëvë po bëhej e patolerueshme dhe ata nuk mund vazhdonin të qëndronin të heshtur. Kishte patur raste që ishin grindur me fjalë dhe ishin shtyrë, por përtej këtij caku ende nuk kishin mbërritur. Korrespondenti i gazetës “Koha” besonte se shumë shpejt diçka kishte për të ndodhur në qytetin e Korçës. Ndoshta ndonjë ditë kur të mos e priste askush, ndonjë oficer do të gjendej diku i vrarë, e megjithatë askush nuk do të çuditej…

Ah, fati i vajzave!…

Për shkak të ekzistencës së mësonjëseve të tilla tëardhura nga greqia, që nuk dihej mirë se çfarë po u mësonin çupave, korrespondenti i Korçës, kishte filluar të kuptonte se fati i çupave të Korçës nuk do të ishte dhe aq i mirë, por asnjëherë nuk kishte dashur ta besonte. Kishte mbetur i trishtuar kur kishte marrë vesh se çupat që shkonin në shkollat greke, mësonjëset u mësonin si të luanin kumar… Atë çast kishte mbetur më shumë se i befasuar, tronditja që kishte pësuar kishte qenë e madhe. Nëse kumari mund të quhej emancipim, atëherë në djall le të shkonin të gjitha! Shkoi në shtëpi dhe nisi të shkruante. Përpëlitej mes ironisë, dhimbjes, zhgënjmit dhe qeshjes që mund t’i shkaktohet vetëm një njeriu që po çmendet.

Më së shumti ndihej i zemëruar më të gjithë. “Tejshkrimet të Evropit për të drejtat që kërkojnë sufraxhistat (gratë dhe çupat), tërbuan vashat e Korçës që venë në shkollat greke, nisi t’i shkruante gazetës “Koha” korrespondenti i saj, ose siç e quante veten ai, “Pandeliçka”. Në vend të mësimeve janë mësuar komare!!! (kumar). Përditë lozin në shkollë me të holla dhe jo vetëm kaq, po mblidhen dhe nëpër shtëpi ku lozin shoqet këtë mësim të bukur!” Dhe si për të nxjerrë gjithë dëshpërimin e tij që i kishte kapluar shpirtin, iu drejtohej prindërve, dhimogjerondëve, mësonjëseve me atë ironinë e çastit që i ngjizej prej pikëllimit: “Le të gëzohen prindërit për arsimin dhe përparimin e çupave për të cilat kujdesen dhimogjerondët e fortë dhe mësonjëset që i vraftë mushk’ e priftit!!!” (Gazeta “Koha” 10 shkurt 1911). Vërtet, aksidenti nga shkelma e mushkës do të ishte vd, ekja më dinjitare për këto lloj mësonjësesh

Koncertet e çupave

Më të këqijat për çupat e Korçës do të vinin kohë më vonë. Gjithçka do të fillonte me kumarin dhe me koncertet që organizoheshin për oficerët e Greqisë, për ushtarët dhe andartët. Në raste të tilla thirreshin edhe qytetarët, prindërit e çupave, por në të vërtetë gjithçka përgatitej posaçërisht për njerëzit e ushtrisë greke. Ata duhet të ishin më të nderuarit dhe të meritonin çdo respekt, sepse, sipas tyre, ishin ata që u kishin sjellë banorëve të Korçës lirinë! “Këtë muaj, shkruante gjithë dhimbje korrespodenti i “Kohës”, në shkollën e vajzave u dha një koncert, në këtë koncert kënduan vajzat, duke u rënë mandolinave dhe qitharave përpara një shumice oficerësh, andartësh, ushtarësh dhe qytetarësh. Vallet si dhe këngët u pëlqyen aq shumë sa duartrokitjet s’merrnin fund. Nuk harruan as të thërriturën, një “rroftë”, për lirinë e madhe që i bëri Korçës Greqia! (Gazeta “Koha”, 8 prill 1915). Shumica e prindërve të çupave nuk u hidhte as sytë oficerve të Greqisë, por kishte të tjerë që u përuleshin gjithë respekt dhe ishin gati t’u puthnin edhe dorën.

Sa herë që shihte njerëz të tillë, korrespondentit të Korçës i ndizej dëshira të arratisej diku larg, larg këtij qyteti të vogël, por befas përmendej dhe dilte nga dëshpërimi sepse ai duhej të qëndronte aty, për të përcjellë kronikat e zeza të kohës… “Fatkeqësisht, shkruante ai, në Korçë gjenden ca familje që u kanë hapur të dy kanatet e portës dhe i mbajnë më shtëpi me të ngrënë e të pirë, me të shtruar e me të mbuluar. Edhe këto shtëpi së shpejti do të kuptojnë lajthimin që bëjnë dhe s’ka dyshim që do të pendohen, por është frika se atëherë mos jetë vonë (Gazeta “Koha” 8 prill 1915). Dhe e vërteta ishte se oficerët e Greqisë, ndërsa ndiqnin këngët dhe vallet e çupave, të tjera ide përpunonin në kokat e tyre.

Oficerët e Greqisë

Tashmë të gjithë kishin filluar ta kuptonin se çfarë po ndodhte me çupat e Korçës. oficerët e greqisë, andartët dhe ushtarët i gjeje gjithë në ato rrugë dhe lagje ku kishte çupa. “Oficerët grek zunë të tjera përdorime për t’u zengjinosur, shkruante korrespondenti i gazetës “Koha”, duke na çnderuar vendin dhe zakonet e shenjta që kemi trashëguar nga stërgjyshërit tanë. Pyesin, cilët janë zengjinë nga Korçarët dhe kanë çupa, dhe kur i mësojnë, zënë e nisin evgjitrit (kështu i thërrisnin korçarët oficerët e Greqisë), të shkojnë dendur nëpër ato rrugë, duke kërkuar me mënyrat më të poshtra që të hedhë dashuri ajo çupë, ose mos e gënjejnë me gënjeshtra e dhelpëri.

Po kur shikojnë që nuk u ndezin këto zagarllëqe, atëherë përdorin forcën e tyre, duke i rrëmbyer çupat më pahir nga gjiri i prindërve, të cilët të shtrënguar, me dashje ose padashje, i bëjnë dhëndurë evgjitët, se s’kanë ç’të bëjnë. Të tilla poshtërsi kanë ngjarë shumë se nuk ka qeveri që të dëgjojë qarjet e të mbrojë nderin e vendasve, dhe tani shpejt ngjau një e këtillë edhe me çupën e Sotir Manos, i cili është zengji i madh dhe shumë i ndershëm. Këtij qytetari i rrëmbyen çupën me pahir nga shtëpia, dhe ku e shpunë Perëndia e dinte. Prindërit e mjerë u qanë dhe e kërkuan por më kot, kur, pas dy jave del një maskara, evgjit-officer, e thotë që çupën e ka ai dhe e do për grua. Prindërit nuk janë të bindur dhe nuk duan, andaj nuk dimë qysh do të mbarohet kjo punë që ka brengosur gjithë qytetin”. (Gazeta “Koha”, 12 gusht 1915).

Trishtimi

Dasmat e oficerëve grek me vajzat e Korçës sa vjen dhe po shtohen, shkruante korrespondenti i gazetës “Koha”. Nuk ishte pak që vjet shumë vajza u martuan e u shkretuan dhe sot po gjezdisin të shkretat nëpër Korçë, Selanik, Fëllërinë, Athinë, por edhe të tjera akoma u martuan gjoja ( sepse u mashtruan,shënimi ynë) dhe kërkojnë të martohen me grekër. Grekët janë prej fisi kaq shumë fallxhin sa të mbushin me gënjeshtra dhe t’i zënë sytë; përkundrazi neve korçarët nuk jemi asoj. Andaj sot në Korçë tërë djemtë që ndodhen këtu dhe tërë gratë e Korçës janë kaq shumë të egërsuara kundër oficerëve dhe ushtarëve grekë sa të jetë e mundur t’i hanë me dhëmbë. Sot në Korçë asnjërit nuk i vjen mirë të martohen vajzat e Korçës me ca rrjepacakë të Greqisë.

Djemtë ashiqare flasin kondra kësisoj martesave dhe kondra kësaj sjelljeje të oficerëve grekë, sa nuk u vjen mirë që vajzat më të mira të marrin ca të pabukshëm të Greqisë. U ka hyrë kaq shumë namuz dhe sedër djemvve të Korçës, sa nuk do të jetë çudi që të goditen një ditë me oficerët dhe nëpunësit e Greqisë nëpër zyrat, nëpër kafenetë. Kudo që gjenden veçan, (oficerët e Greqisë) nuk flasin për gjë tjetër përveç se për vajzat e Korçës dhe bisedojnë çfarë soj myrafetesh të përdorin që të marrë secilido aksh cilën vajzë, të bijën e filanit, ato që kanë para. Për korçarët, ata që janë ndodhur në kto bisedime, e drejta është që u ka ardhur shumë rëndë dhe kurdoherë janë përfolur me grekërit për mbi këtë çështje. Të shikojmë si do të venë këto punëra të fëlliqura, po është shpresa se (grekët) do fitojnë inatin e korçarit dhe do t’ua thyejnë turinjtë grekëve (Gazeta Koha 14 octobër 1915)

Mësonjësit e greqishtes

Korrespondenti i gazetës “Koha” kishte pritur me padurim largimin e mësonjësve të Greqisë, vetëm kështu atij do t’i gjente lehtësim shpirti, por çuditërisht nuk ndodhi ashtu. Mësonjësit e Greqisë as u larguan, dhe as kishin ndërmend të largoheshin. O Perëndi si duron të ndodhin gjëra të tilla! Si gjithnjë, Pandeliçka, shkoi në shtëpi dhe nisi t’i shkruante gazetës: “Shkollat, me që është behar janë mbyllur, po tre mësonjësit e muzikës që i kanë sjellë nga Greqia, ata punojnë dhe po u mësojnë vajzave si t’i bienë qitharës, mandolinës, violisë, si të lozin valle dhe si të hedhin këmbët! Korça, ku të gjithë bota nuk kanë bukë të hanë, Korça të paguaj dhe të ushqejë tre mësonjës që t’u mësojnë vajzave si të lozin këmbët!

Kjo çudi nuk ka ngjarë në asnjë vend, vetëm këtu në Korçë, ku greku na pruri Eleftherinë dhe na dërgoi të ushqejë tre mësonjës të muzikës, që me kësoj mënyre të na bëjnë që të humbasim dhe nderin, dhe namuzin e familjes dhe të shqiptarve dhe të na bëjë shok të vetes së tyre. S’t’u thye ajo këmbë moj Greqi, që na solle kësoj eleftheri!!!”- shpërthente në vrer dhe pikëllim korrespondenti. (Gazeta Koha 14 octobër 1915). Megjithatë, edhe pse punët në Korçë shkonin keq e mos më keq, korrespondenti i “Kohës” ende kishte shpresa se diçka do të ndodhte. Nuk mund të tolerohej nga djemtë nëpërkëmbja që po u bëhej çupave të Korçës. Oficerët e Greqisë bënin sikur martoheshin me këto vajza, por në të vërtetë i nxirrnin rrugëve të botës. Dhe nuk kaloi shumë kur një mëngjes u përhap lajmi në gjithë Korçën se një oficer ishte gjetur buzë një kanali. Fillimisht ngjante me një njeri që duket sikur ka ulur kokën për të pirë ujë, por kur e ngritën, panë se kishte një si të çarë në kokë… Sigurisht, kjo ngjarje nuk çuditi askënd, ndoshta në ditët që do të vinin do të gjendej edhe ndonjë oficer tjetër duke pirë ujë… /Naishtedikur