Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla pasditen e sotme ka qenë për rreth dy orë në prokurorinë e kryeqytetit në kuadër të hetimeve pas denoncimit të ish-oficerit të policisë së Fushë Krujës, Emiljano Nuhu.
“Prokuroria ka regjistruar procedim penal ndaj të akuzuarave. U informuan prej meje për kallëzimin penal që kam bërë. Kam depozituar të gjitha provat që plotësojnë të gjitha kallëzimet. Është një betejë të cilën do ta fitoj për interes të qytetareve ku del një budalla dhe shpif.
Basha të vijë këtu dhe të përballet. Unë mbaj përgjegjësi për kallëzimet që kam bërë- tha Balla.