osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

Dëshmitë/ Vetvrasja e Anës, vajzës së tij të adhuruar me armën e tij të parapëlqyer… e ktheu Mlladiç në përbindësh

Dëshmitë/ Vetvrasja e Anës, vajzës së tij të adhuruar me armën e tij të parapëlqyer… e ktheu Mlladiç në përbindësh

Presidenti amerikan, Joe Biden e përshëndeti si histori konfirmimin e dënimit me burgim të përjetshëm nga gjykata e Kombeve të Bashkuara për Ratko Mlladiç, ndërsa shtoi se mendimet e tij janë me familjet e mbijetuara të shumë viktimave nga mizoritë e Kasapit të Ballkanit.

Përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës po ashtu e përshëndetën vendimin për ta lënë përjetësisht në burg ish-komandantin ushtarak serb të Bosnjë dhe Hercegovinës.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani përmes një postimi në Twitter ka thënë se “tanimë nuk ka dyshim se qëllimi i Millosheviçit (Sllobodan, ish-presidenti jugosllav), Mlladiçit dhe të tjerëve që kanë qenë pjesë e atij regjimi, ishte gjenocidi. Ndërsa, kryeministri Albin Kurti tha se Serbia e fshehu dhe e portretizoi atë si një hero. Njeriu që rrinte ulur në atë sallë me shpresën se apeli i tij do të aprovohej, kishte një fytyrë krej tjetër në fushën e betejës.

Që prej fillimit të luftës në Bosnje, ai u shfaq si një figurë mizore. “Qëlloni në mish”, ishte urdhri që gjenerali jepte komandantëve të tij. Por dëshmitë e disa personave, përfshirë dhe ato të gazetares së luftës, Janine di Giovanni, përmendin ngjarjen që e shndërroi atë në një përbindësh: vetëvrasjen e vajzës së vet të adhuruar, Ana, me armën e tij të parapëlqyer.

Në Beograd, ka variante të ndryshme për këtë veprim të studentes 23 vjeçare të mjekësisë. Disa thonë se ajo lexoi nëpër gazeta për mizoritë e të atit dhe nuk duroi dot të jetonte më atë mbiemër; të tjerë pretendojnë se u ofendua ashpër në një konferencë në Rusi për shkak të të atit dhe pësoi një lloj traume emocionale, varianti i fundit është së ndoshta, ajo thjesht u lodh nga fakti që duhet të jetonte në gjendje lufte. Njerëzit pranë Mlladiçit thonë se vdekja e Anës e shtyu atë ndjeshëm drejt dhunës.

“Disa njerëz mendojnë se ai u çmend”, pati thënë për Giovannin një prej komandantëve të tij, duke shtuar se jeta e Mlladiçit pati dy faza: para dhe pas vdekjes së të bijës, nga e cila nuk e mori më veten.