osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

“Dëshmitari X” që po përpiqet të shpëtojë Bashën dhe blofi i “selisë blu”

“Dëshmitari X” që po përpiqet të shpëtojë Bashën dhe blofi i “selisë blu”

Pasi Prokuroria e Përgjithshme nisi hetimet për audio-videon e servirur nga Partia Demokratike nën pretendimin se vëllai i ministrit Fatmir Xhafaj komunikonte në celular me një trafikant droge, Lulzim Basha nxitoi të nxjerrë në intervistë të ashtëquajturin “dëshmitar X”.

Por cili është personi i prezantuar me identitetin Albert Veliu të sjellë nga kryedemokrati në rolin e të penduarit?

Ky i fundit njihet si një trafikant droge i dënuar me burg disa herë, si nga drejtësia shqiptare ashtu edhe ajo italiane.

Ndërkohë, problemet e fundit me drejtësinë shtetasi në fjalë i ka pasur në vitin 2013.

Veliu është ekstraduar nga Italia për në Shqipëri, pasi ishte dënuar nga gjykata e Vlorës në vitin 2008 me 3 vite burg për kryerjen e veprës penale të trafikimit të mjeteve motorike.

Gjatë deklaratës së tij, “dëshmitari X” ngre një sërë pikëpyetjesh me ato që thotë ku së pari tregon pendesën pas burgut dhe më pas shton se sërish tentonte që të eksportonte drogë në Itali.

Në krye të rrëfimit ai pretendon se ka punuar për Agron Xhafajn në vitin 2000. Fill pas kësaj ai deklaron se ka prishur marrëdhëniet me Agron Xhafajn nga burgosja e parë në vitin 2005.

Ndërkohë komplikon më tepër rrëfimin kur shton se ka bashkëpunuar me vëllain e ministrit në vitin 2016.

Deklaratat e bëra ngjan se nuk kanë përputhje kronologjike me njëra tjetrën duke krijuar hapësira që të lënë të mendosh se rrëfimi është i imponuar për të shpëtuar kryedemokratin nga përgjegjësia për audio-përgjimin që pretendohet se është montuar nga selia blu.

Më poshtë gjeni edhe njoftimin e fundit të Interpol në 16 gusht 2013:

“Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana, më datën 14.08.2013, kreu ekstradimin nga Roma/Itali drejt vendit tonë të shtetasit shqiptar Albert Eqerem Veliu, vjeç 46, lindur në Vlorë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, me vendimin nr. 143, datë 05.05.2008, e ka dënuar me 3 vjet burg, për kryerjen e veprës penale të trafikimit të mjeteve motorike, parashikuar nga neni 141/a/1 i Kodit Penal.

Më datë 19.01.2006 policia rrugore ka bllokuar mjetin tip Volskwagen Golf, me targa JD15805. Pas hetimeve të kryera ka rezultuar se shtetasi Albert Veliu, duke falsifikuar lejen e qarkullimit të automjetit të mësipërm, e ka futur atë në Shqipëri dhe ia ka shitur shtetasit Erion H.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Romën, ky shtetas është arrestuar në Itali, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë.

Në aeroportin Nënë Tereza në Rinas ky shtetas i është dorëzuar përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.”