osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

Dëshmia e Spartak Brahos në dosjen e SPAK për Metën: Skenari i destabilizimit dhe takimi Doshi-Prifti-Ismaili

Dëshmia e Spartak Brahos në dosjen e SPAK për Metën: Skenari i destabilizimit dhe takimi Doshi-Prifti-Ismaili

Një nga dëshmitarët e dosjes SPAK për çështjen CEZ-DIA është ish-kryetari i Komisionit Parlamentar të Sigurisë, Spartak Braho.

Ai ka rrëfyer para prokurorëve të SPAK në mars të vitit 2023, duke shpjeguar rrethanat e letrës që ai i kishte dërguar autoriteteve më të larta të shtetit, Presidentit, Kryeministrit, Kryetarit të Parlamentit, Prokurorit të Përgjithshëm, si dhe Ambasadës së SHBA-së.

Në letër aludohej për mundësinë e ekzistencës së një skenari destabilizimi, pasi rrezikohej jeta e zyrtarëve të lartë.

Spartak Braho shpjegon në dëshminë e tij se letrën e kishte formuluar dhe dërguar autoriteteve dhe institucioneve më të larta të shtetit, si dhe institucioneve të drejtësisë dhe inteligjencës, pasi kishte pasur një takim me Ilir Metën, asokohe Kryetar i Kuvendit të Shqipërisë.

Në dosjen e SPAK theksohet se, sipas letrës së Brahos, skenari i destabilizimit përfshinte persona si: Tom Doshi, Dritan Prifti dhe Kastriot Ismailaj, së bashku me bashkëshorten e tij, Vojsava Ismailaj. Në dosje pasqyrohet gjithashtu një shkresë e Policisë së Shtetit, ku evidentohet se tre shtetasit, Tom Doshi, Dritan Prifti dhe Vojsava Ismailaj, pranuan se ishin takuar së bashku, por mohuan bashkëpunimin apo kërcënimin për një skenar destabilizimi.

Lidhur me letrën, Braho ka shpjeguar rrethanat dhe takimin me Ilir Metën para se të hartonte letrën.

“Mbaj mend që në atë kohë, para letrës së mësipërme, kam pasur një bisedë me Ilir Metën, i cili ishte Kryetar i Kuvendit.

Në bisedë më tha që unë, në cilësinë e Kryetarit të Komisionit të Sigurisë Kombëtare, duhej të informoja institucionet kryesore, pasi po flitej për jetën e disa personave të rëndësishëm të shtetit, ndër të cilët ishte edhe vetë ai. Në bisedë me Ilirin, ai më tha se kishte marrë kërcënime nga shtetasi Tom Doshi.

Iliri më tha se po i kërcënohej jeta atij vetë, bashkëshortes Monika Kryemadhi dhe bashkëshortes së Kastriot Ismailajt, Vojsava. Nuk më shpjegoi konkretisht burimin e konfliktit që kishte me Tom Doshin. Por për këto arsye, ai parashtroi shqetësimet e tij dhe kërkoi që, me cilësinë që kisha, të informoja organet kryesore. Duke i besuar këtyre shqetësimeve, e kalova në rrugë zyrtare duke bërë edhe informacionin përkatës,” ka dëshmuar Braho në SPAK.