osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Dëshmia e rrallë e vajzës së gjeneralit rus: Telefonata misterioze e Beqir Ballukut me shtëpinë tonë, para se ta ekzekutonin

Dëshmia e rrallë e vajzës së gjeneralit rus: Telefonata misterioze e Beqir Ballukut me shtëpinë tonë, para se ta ekzekutonin

Rrëfimi i Natalia Aleksandrova, vajza e vogël e gjeneralit të famshëm sovjetik, Radimçev, që drejtoi trupat në Ukrainë në Luftën e Dytë Botërore dhe në fundin e viteve ’50-të, shërbeu si këshilltar i Beqir Ballukut, e atashe ushtarak i BRSS-së, në Tiranë

Nga Prof. As. Dr. Gjergj P. Titani

Për herë të fundit, gjenerali Radimçev, ish-këshilltar i ministrit të Mbrojtjes Popullore, gjeneral-leitnant, Beqir Ballukut, ka qenë në Shqipëri në verën e vitit 1959. Ai udhëtonte me vaporin turistik “Bjello Ostrov”. Po me këtë vapor, ktheheshim për në Shqipëri, pas studimeve në Bashkimin Sovjetik, edhe ne, një grup oficerësh shqiptarë. Pikërisht, aty patëm fatin e madh, të njiheshim me gjeneral-kolonelin A. I. Radimçev, dy herë “Hero Popujve të Bashkimit Sovjetik”, i cili na tregoi përshtypje të mrekullueshme për jetën në ushtri, kujtimet për luftën e Spanjës, Stalingradin, për takimin me ushtritë aleate, në lumin Oder, çlirimin e Pragës, etj. Në atë kohë, gjenerali ishte 55 vjeç. Ndërsa pas viteve ’90-të, u riktheva në Moskë për disa kërkime arkivore e, studime shkencore. Duke e ditur se gjenerali dhe bashkëshortja e tij, kishin vdekur para shumë vitesh, vendosa t’ju bëj një vizitë dy vajzave: Irinës, drejtoreshë e muzeumeve me famë botërore “Kremlini i Moskës”, Natashës, kandidate e shkencave filozofike dhe djalit të tij, Ilia, kandidat i shkencave teknike. Të tre, të martuar e me fëmijë.

Në nderim të kujtimit të gjeneral-kolonelit Radimçev, këtij njeriu të jashtëzakonshëm, këtij ushtari të madh, këtij heroi të madh të Luftës së Spanjës dhe betejës së Stalingradit të pamposhtur, që kishte lënë aq shumë mbresa të mira midis ushtarakëve dhe njerëzve të thjeshtë të popullit shqiptar, lindi ideja, për të intervistuar vajzën e vogël të gjeneralit, Natashën, e cila kishte qenë disa herë te ne, në Shqipëri.

Zonja, Natalia Aleksandrovna, dua t’ju pyes, a mbani mend diçka nga vendi ynë, ndonëse ka kaluar gjysmë shekulli, nga koha kur ju, kini qenë për të fundit herë në Shqipëri?

Po, sigurisht. Mua më kujtohen shumë vende turistike të Shqipërisë. Plazhi i bukur i Durrësit e sidomos, riviera e papërsëritshme e Vlorës, me gjirin e saj të mahnitshëm dhe Sazanin e Karaburunin, karshi. A mund të harrohet dielli dhe deti juaj, me kaltërsinë e tij të mrekullueshme?! Unë, sigurisht, duke përfituar edhe nga specifika e punës së babait, si atashe ushtarak i Bashkimit Sovjetik që duhej të lëvizte shumë, kam vizituar kalanë e Krujës, të Lezhës, Shkodrës, Gjirokastrës, etj. Nuk e harroj dot kurrë, kalin e bukur me gjak të pastër arab, të shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Shqiptare, gjeneralit energjik, Petrit Dume, me të cilin kam kalëruar shumë herë.

Mbaj mend se, më kanë bërë përshtypje të madhe, Manastiri i Ardenicës, ku më duket se atje, është bërë dasma e Skënderbeut, Heroit Kombëtar të Shqipërisë. Apolonia dhe Butrinti, më kanë lënë përshtypje të pashlyeshme dhe nuk mund t’i harroj as sot. Deri në atë kohë, unë nuk kisha parë në jetën time, aq shumë male shkëmbore, të thepisur, aq shumë rrugë malore. Mos harroni, unë vija nga një vend i madh, si ish-Bashkimi Sovjetik, që shtrihej në dy kontinente, që ka shumë fusha të pamata, pyje pafund, tajga e mahnitshme siberiane, rrugë të drejta, dimri siberian me temperatura të ulëta, minus 40 gradë. Pra, kontrasti ishte kolosal, por ne atëherë ishim edukuar, me një frymë krejt tjetër nga kjo e sotmja. Me tjetër dashuri për vendin, për njerëzit e, ku ta di unë se çfarë. Besoj se kështu, është edhe tani edhe në vendin tuaj, apo jo?!

Diçka më konkrete, nga jeta juaj në Shqipëri…

Më falni se u shmanga pak nga pyetja juaj. Në atë kohë, unë isha fare e re, rreth 14-15 vjeçare, nxënëse shkolle, por kujtimet për vendin tuaj të bukur, nuk më janë shlyer nga mendja. Tani që pas kaq vitesh, i shpreha në një farë mënyre impresionet e mia për vendin tuaj, dua t’ju them disa fjalë, për kohën kur babai u caktua të vinte si kryekëshilltar ushtarak, i Forcave të Armatosura shqiptare e njëkohësisht edhe atashe ushtarak. Në atë kohë, kur babai u emërua për të ardhur në Tiranë, kryente funksionin e zëvendëskomandantit, të Qarkut Ushtarak të Siberisë Lindore.

Pikërisht, në atë kohë komandant në Irkutsk, ishte mareshalli legjendar G. K. Zhukovi.., i cili në atë kohë ishte i dënuar dhe i mënjanuar nga Stalini, fare padrejtësisht, në këtë Qark Ushtarak të largët nga Moska. Ne vazhdonim shkollën dhe jetën e bukur në Siberinë e largët, kur babait i erdhi urdhri, të bëhej gati për transferimin e ri, jashtë shtetit. Fillimisht i komunikuan se do të shkonte në dispozicion të trupave sovjetike të pushtimit, në Gjermaninë Lindore. Ky fakt e irritoi jashtë mase. Ndaj, kur urdhri u anulua dhe e njoftuan se do të shkonte në Shqipëri, gëzimi i tij ishte krejt i natyrshëm. Tani më thoni sinqerisht ju lutem, a mund të mburrem se pas 50 vjetësh, mbaj mend diçka apo shumëçka nga Shqipëria juaj?!

Po me familjen, me ju fëmijët e gjeneralit, çfarë ndodhi në pragun e transferimit të babait tuaj në Shqipëri?

Kishte hyrë viti 1953. Muaji mars solli një ndryshim të jashtëzakonshëm në vendin tonë. Kishte vdekur Stalini. Në këto kushte, ne Radimçevët, familjarisht ndodheshim larg Moskës, ndaj dhe kjo ngjarje e madhe, u përjetua prej nesh familjarisht, jo aq fort si në kryeqytet. Menjëherë filluan ndryshime të mëdha. Lëvizjet e njerëzve, të kuadrove, sidomos të ushtarakëve, ishin të mëdha, të menjëhershme. Ne u kthyem në Moskë. Babai, siç thashë, priste me padurim, emërimin e ri.

Si rezultat i pritjes pasive tremujore dhe mungesa e aktivitetit, babai bëhej shpesh nervoz dhe doemos shqetësohej. Por së fundi, emërimi erdhi dhe ankthi negative, mori fund. Filloi një ankth i ri, i bukur, ankth i këndshëm, ai i mosnjohjes. Për Shqipërinë, ne dinim shumë pak. Dinim që vetë shqiptarët, për veten e tyre, thonin një fjalë të urtë: “…Kur Zoti krijoi botën, i tepruan shumë male, ndaj këto male, ai i hodhi pa kursim mbi vendin tuaj, të quajtur Shqipëri…”! Dhe për këtë thënie të mençur, të shpikur ndoshta nga vetë shqiptarët, unë u binda shumë shpejt, kur vizitova Shqipërinë.

Ju kini shkruar një libër shumë të bukur, me një titull tepër domethënës: “Babai im, gjenerali Radimçev”. Çfarë u shtyu, ta bënit këtë veprim?

Së pari, dashuria dhe respekti për jetën heroike dhe tepër të thjeshtë të babait tim. Së dyti, doja medoemos që në këtë libër modest, të përfshihej një kapitull sado i vogël për Shqipërinë, Adriatikun, për njerëzit e saj të mirë, për të njohurit e babait tim, sidomos për ministrin e Mbrojtjes të Shqipërisë, gjeneralin Beqir Balluku dhe familjen e tij, për shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Shqiptare, gjeneralin Petrit Dume, për shumë drejtorë drejtorish të Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës Popullore të Shqipërisë, për shumë punonjës të ambasadës sovjetike në Tiranë dhe për dhjetëra e dhjetëra njerëz të mrekullueshëm, që njohu babai im në vendin e shqiponjave, siç thoni rëndom ju shqiptarët.

Unë ja u kam dhuruar me gjithë shpirt këtë libër, me të drejtën të bëni me të çfarë të doni: ta përktheni, ta interpretoni, ta botoni pjesë-pjesë, me një fjalë bëni çfarë të doni, sepse jam e bindur që gjenerali A. I. Radimçev, e meriton një nder të tillë, sidomos për stalingradasit, spanjollët dhe shqiptarët. Në këtë libër, unë kam botuar disa fotografi historike, nga albumi shumë i pasur dhe arkivi foto dokumentar i babait tim. Gjithsesi, më vjen shumë keq, që koha kalon kaq shpejt dhe babai im nuk jeton më. Jam e bindur se ai, do të ndante me ju përshtypjet e tij për atë vend, që e donte aq shumë. Ai e donte pamasë Shqipërinë tuaj, pikërisht siç e quani ju: “Skipëria”, si një vend i vogël, por me histori të madhe, siç thoshte babai, por edhe siç është në të vërtetë, realiteti.

Pse e keni quajtur kapitullin e tretë të librit tuaj, për të cilin po bisedojmë: “Nga Bajkali, deri në Adriatik”?

Shpjegimi është i thjeshtë. Brendia e kapitullit, fillon nga Irkutsku, ku shërbente babai në ato vite, pra nga brigjet e Bajkalit, në brigjet e Adriatikut, çka nënkupton Shqipërinë. Babai me mamanë, ashtu siç ishte rregulli në atë kohë, u nisën me vapor për në Shqipëri, sepse rruga ajrore; Tiranë – Moskë, e cila kalonte mbi qiejt e Jugosllavisë, ende nuk ishte hapur. Marrëdhëniet midis Bashkimit Sovjetik, Jugosllavisë dhe Shqipërisë, ende ishin tepër të acaruara. Rruga nga Odesa për në Durrës, zgjaste rreth 5-6 ditë. Në vendin e ri të punës, si kryekëshilltar i instruktorëve sovjetikë, në Ushtrinë shqiptare, çka duhet të themi të vërtetën nuk ishin pak, e në të njëjtën kohë dhe atashe ushtarak, pranë ministrit të Mbrojtjes të Shqipërisë, gjeneralit Beqir Balluku, i cili, për hir të së vërtetës, ishte njeri babaxhan dhe shumë i dashur me ne.

Babai duhej të udhëtonte shumë nëpër Shqipëri. Thuajse në çdo qytet, ku kishte reparte ushtarake shqiptare të këmbësorisë, artilerisë, tankeve, aviacionit, marinës, etj., dhe kishte këshilltarë sovjetikë. Ndaj, çdo verë, kur unë kisha pushimet e shkollës, vija në Shqipëri dhe udhëtoja me makinën e babait, nëpër qytete të ndryshme të Shqipërisë. Më kujtohet se një vit, kur unë isha në Tiranë, mbërritën katerat e parë silurues të Flotës Luftarake Detare shqiptare. Ishin 6 copë dhe u dorëzuan me një ceremoni të bukur në Durrës. Me këtë rast, mbaj mend se babai me Beqir Ballukun, bënë një fotografi shumë të bukur mbi kater silurues, që është ruajtur në foto-arkivin e babait. Dua të theksoj se babai, e donte dhe e respektonte shumë Beqir Ballukun, por edhe ai e donte vëllazërisht, babanë.

Ndaj unë, kam arritur në një përfundim logjik të tillë: ministrit të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, i eci fati që kishte si kryekëshilltar të tij, njërin prej gjeneralëve më me përvojë që kishte Bashkimit të Republikave Socialiste Sovjetike, çka Beqir Balluku nuk e fshihte dhe e shprehte hapur dhe sinqerisht gëzimin e tij, se ishte shumë i kënaqur, që kishte një ndihmës dhe një mik të madh, siç ishte në të vërtetë babai im.

Ai u lidh shumë ngushtë me babanë, si me një mik të vërtetë, si njeriu që fati deshi, të punonin së bashku për tre vjet, me shumë sukses dhe rezultate. Ne shkonim shumë shpesh në familjen e tij, për dreka e darka. Aq mikpritëse ishte familja Balluku, sa ne na propozoheshin, nga 7 a 8 lloje gjellësh. Më vonë kur ne mësuam fatkeqësinë që ra mbi këtë njeri të mrekullueshëm, atëherë, unë mendova: “Në Shqipëri, po përsëritet e njëjta situate, si në procesin e Tukaçevskit, mjer ushtria shqiptare…”!

A ju fliste gjenerali për marrëdhëniet e udhëheqjes së lartë të Bashkimit Sovjetik, me atë shqiptare, përpara “divorcit”?

Babai më thoshte shpesh: “Entuziazmi fillestar i udhëheqjes shqiptare, për vijën e re dhe luftën kundër kultit të individit ishte taktikë, dredhi e Enver Hoxhës. Ky njeri enigmatik dhe i pakuptueshëm, për ne sovjetikët, pasi i kolaudoi mirë e mirë të gjitha lëvizjet e ndërlikuara që do të bënte, si të ishte një mjeshtër i përsosur shahu, pasi llogariti të gjitha humbjet e përfitimet, u sigurua për mbështetjen e plotë të kinezëve e, sidomos për mbështetjen e vetë Mao Ce Dunit. Sigurisht, këto veprime bëheshin për interesat e tij të pushtet-mbajtjes. Pikërisht në këtë kohë, Enver Hoxha ia filloi gër-mëreve me Bashkimin Sovjetik e, nisi të gricej me Nikita Sejgereviç Hrushovin.

Në çdo takim pune, por sidomos në mbledhjet e forumeve masive të 42, 56, apo 81 Partive Komuniste dhe Punëtore “motra”, të të gjitha vendeve të Botës, e them këtë, sepse Enver Hoxha, në takimet tek e tek, me N. S. Hrushovin apo, dikë tjetër, ndihej më i dobët, më inferior, filloi të grindej, filloi të cënonte “unitetin e pathyeshëm komunist”, çka për botëkuptimin e atëhershëm, ishte diçka e tmerrshme, sepse jepej një shembull i keq, për të tjerët. Pra, Enver Hoxha, filloi lojën; e lagu; s’e lagu dhe të themi të vërtetën në këtë drejtim, ai ishte një lojtar i papërsëritshëm, ndonëse vizita zyrtare e Nikita Sergejeviç Hrushovit në Shqipëri, në verën e vitit 1959, në cilësinë e Kryetarit të delegacionit zyrtar të Qeverisë sovjetike dhe Partisë të Bashkimit Sovjetik, falë dashurisë të popullit shqiptar, por edhe propagandës së përsosur të Komitetit Qendror të PPSh-së, ishte në pamjen e parë shumë rezultative, jashtëzakonisht e suksesshme dhe gati-gati marramendëse.

Por, le të vazhdojmë fillin e mendimeve të bisedës sonë. Pra, ftesa na ishte bërë zyrtarisht, për të kaluar pushimet verore në Shqipëri. Sepse ftesat, në radhë të parë, duhej të ishin zyrtare, nga ai që të ftonte, pra në rastin konkret, ne ishim ftuar nga miku ynë i vjetër, Beqir Balluku. Paraprakisht, ne bisedonim në familje, se ku ishin mundësitë për t’i kaluar pushimet sa më mirë dhe kush do të na ftonte. Ne na pëlqente që t’i kalonim pushimet verore familjarisht, vetëm në Shqipëri. Arsyet, besoj se nuk ka nevojë t’jua shpjegoj. Ndonëse mundësitë ishin për t’i kaluar pushimet verore edhe në Çekosllovaki, ku babai kishte shumë miq ushtarakë dhe personalitete politike, në Bullgari gjithashtu, ose në ndonjë vend tjetër, kryesisht të Demokracive Popullore, por ne, gjithsesi, preferonim Tiranën, Durrësin, Vlorën, detin Adriatik.

Po për ceremoninë e dekorimit të babait tuaj, me urdhrin e “Skënderbeut të Klasit të Parë“, ç’mund të na thoni?

Unë nuk kam qenë në ceremoninë e dorëzimit të këtij urdhri të lartë. Por, di nga tregimet e mamasë se ky rast, ndonëse babai im kishte marrë 46 urdhra dhe medalje të Bashkimit Sovjetik dhe nga vendet e huaja, midis të cilave dy urdhra të “Heroit të Bashkimit Sovjetik”, gjithsesi dekorimi në Shqipëri, ishte një rast i veçantë dhe babai im ju ishte shumë mirënjohës: Popullit shqiptar, Ushtrisë shqiptare, Presidiumit të Kuvendit Popullor dhe Qeverisë të RPSH-së, për nderin e madh që i kishin akorduar urdhrin e lartë “Skënderbeu i Klasit të Parë”, me një motivacionin: “Për merita të veçanta, gjatë shërbimit trevjeçar 1953-1956 në RPSH…”! etj.

Në ceremoninë e dorëzimit të kësaj dekorate, merrnin pjesë anëtarët e Presidiumit të Kuvendit Popullor, Byrosë Politike, Qeverisë së RPSH-së, Ministrisë së Mbrojtjes Popullore, trupit diplomatik të akredituar në Tiranë, punonjës të ambasadës të BRSS-së, e të tjerë. Me këtë rast, Ministria e Mbrojtjes organizoi një pritje madhështore në Shtëpinë Qendrore të Ushtrisë. Në këto dy festime të bukura, në Presidium dhe në Shtëpinë Qendrore, doemos përshëndeti me fjalë zemre dhe shumë i emocionuar, edhe Aleksandër Iljiçi.

Si i përjetoi babai juaj, proceset gjyqësore ndaj Beqir Ballukut, Petrit Dumes, Gjin Markut, Hito Çakos, Rahman Parllakut, Vaskë Gjinos, Andon Shetit, Arif Haskos, Muhamet Prodanit e, miqve të tij ushtarakë shqiptarë?

Ai u pikëllua tej mase, kur mësoi për tragjedinë që po ndodhte në Shqipëri. Ai kishte mendimin se këto procese, ishin një kopje e shëmtuar e atyre që kishin ndodhur te ne në Bashkimin Sovjetik, me proceset dramatike kundër ushtarakëve sovjetikë, në vitet 1936-1937. Por, para se t’ju flas për tronditjen që pësoi babai, kur mësoi për ekzekutimin e gjeneralëve më të mirë shqiptarë dhe goditjen masive të kuadrove ushtarakë shqiptarë në mesin e shekullit të XX-të, çka e tronditi së tepërmi, dua t’ju tregoj një episod të veçantë, që ka ndodhur në familjen tonë, e që lidhet direkt me Beqir Ballukun. Më kujtohet ky rast i veçantë si sot. Ishin vite të vështira e të tensionuara për marrëdhëniet shqiptaro-sovjetike. Marrëdhëniet midis dy partive, qeverive e vendeve tona, po përkeqësoheshin çdo ditë e më shumë.

Episodi që do t’ju tregoj ka lidhje me një udhëtim transit të Beqir Ballukut për në Kinë. Gjithsesi, në atë kohë punonte ende rregullisht linja ajrore; Tiranë-Budapest-Moskë-Irkutsk-Pekin e, anasjelltas. Të gjitha delegacionet shqiptare, nga më të rëndomtët e, deri te më të rëndësishmit, si dhe udhëtimet e shumta të qytetarëve, diplomatëve, sportistëve, punonjësve të tregtisë, studentëve, ushtarakëve të veshur me uniforma civile, specialistëve të ndryshëm të të dy vendeve, etj., për shumë arsye të ndryshme që nënkuptohen, preferonin të shfrytëzonin këtë linjë ajrore. Pra, të gjitha udhëtimet ajrore nga Shqipëria në Kinë dhe anasjelltas, nga Kina në Shqipëri, bëheshin kryheshin nëpërmjet Moskës. Por nuk ishte e thënë jetëgjatësia e kësaj linje.

Shumë shpejt, për njëmijenjë arsye, të qena e të paqena, do të mbyllej, për të mos u hapur kurrë, deri sot. Që të mos zgjatem, po shpjegoj rastin konkret. Një ditë të bukur, papritur e pa kujtuar, bie zilja e telefonit të babait. Një zë i ngrohtë dhe shumë i njohur, kërkonte mundësisht, të fliste në telefon me “Sashën”, pra me babanë. Nuk kishte asnjë dyshim, se ky ishte aksenti i të folmes karakteristike shqiptare, të Beqir Ballukut. Me sa duket, ministri shqiptar i Mbrojtjes, udhëtonte në krye të ndonjë shërbimi qeveritar, për në Kinë. Në telefon, ai tha me rusishten e tij të pastër, se dëshironte ngutshëm, të fliste me babanë. Gypin e telefonit, e ngriti motra e madhe, Irina. Beqiri, pa u prezantuar se kush ishte, pyeti; nëse “Sasha” ishte në shtëpi.

Kur mësoi, se babai nuk ndodhej për momentin në shtëpi, e mbylli telefonin dhe nuk u lidh më me ne. Irina ishte e sigurt dhe e kuptoi mirë nga intonacionin i zërit, se kush ishte bashkëbiseduesi. Irina, babai dhe ne të tjerët, kishim folur me këtë zë të njohur dhe të dashur për ne, me qindra here, direkt në telefon, madje edhe në radio. Ne, në familje, nuk na është shqitur kurrë nga mendja ky rast. Vallë, çfarë donte t’i thoshte babait, gjeneral-kolonelit A. I. Radimçev, miku i tij i vjetër, ministri shqiptar i Mbrojtjes, Beqir Balluku?! Dhe kur? Në ato kohë, tepër të rrezikshme kur marrëdhëniet politike e shtetërore shqiptaro-sovjetike ishin akulluar, thuajse, krejt?! Me siguri Beqiri, ka gjetur mundësinë ekstreme, për të folur me babanë. Mos harroni se, ai ishte ministër dhe në çdo moment, shoqërohej nga personeli i tij i posaçëm.

Pra, do të thoja se domethënien e asaj telefonate enigmatike, vetëm Beqir Balluku e dinte dhe Zoti i madh lart në qiell! Vite pas kësaj rastësie telefonike unikale, ne mësuam me dhembje të madhe, se Beqir Balluku dhe lulja më e ndritur e gjeneralitetit shqiptar, ishte masakruar në mënyrë të pamëshirshme. Më kujtohet qartë se Aleksandër Iljiçi, babai im, pra për pushkatimin e Beqir Ballukut me shokë, ato ditë tha disa fjalë profetike, të cilat fatkeqësisht, shumë shpejt do të vërtetoheshin: “… Qoftë me kaq, por nuk besoj se do të mbetet me kaq, sepse unë i njoh mirë sundimtarët, diktatorët dhe sidomos frankistët spanjollë dhe shqiptarët…”!

Dy vjet pas kësaj batërdie, që ndodhi në Shqipëri, babai jonë, në moshën 72-vjeçare, u nda përgjithmonë nga kjo botë, i qetë sepse detyrën ndaj Atdheut dhe popullit të vet, e kreu me nder, ndaj dhe e përcollën me nderime, respekt dhe dhembje në zemër: Shteti, Qeveria dhe Kombi i tij i madh dhe i nderuar. Shokët e armëve, të vuajtjeve, të fronteve të Luftës së Spanjës, të Luftës së Madhe Patriotike të BRSS-së, të fitoreve të mëdha ishin aty, në Shtëpinë Qendrore të Ushtrisë Sovjetike, kur e përcollën për në varrezat e Moskës “Novo Djeviçie”. Por le të vazhdojmë më tej bisedën tonë.

Po udhëheqës të tjerë shqiptarë, a keni takuar kur ishit me pushime në Shqipëri?

Unë mbaj mend p.sh., që në verën e vitit 1958, në Vlorë, kemi kaluar pushimet, kur atje ndodhej gjithashtu me pushime Enver Hoxha, Hysni Kapo, Beqir Balluku, Rapo Dervishi e, shumë udhëheqës të tjerë shqiptarë, çka ishte diçka shumë e këndshme. Nuk mund të harroj atë vit, kalërimet e mia të vazhdueshme, udhëtimet me kater turistik, në gjiun e bukur të Vlorës, ku dukeshin shumë anije luftarake dhe nëndetëse. Ishte 1958-ta, viti i parafundit, që ne do të vinim me pushime në Shqipëri. Enver Hoxha, më duket atëhere ishte 50 vjeç dhe kishte një pamje shumë elegante, madje ishte i bukur.

Mua më kujtohet se babai im, ishte tre-kater vjet më i moshuar se Enver Hoxha. Hysni Kapua, gjithashtu, dukej shumë i ri, ose ashtu më dukej mua, sepse udhëheqësit tanë, ishin më të moshuar. Për Beqir Ballukun, nuk do t’ju flas, sepse ai te ne dhe ne tek ai, ishim njëlloj, si në shtëpinë tonë. Ne nuk e thërrisnim dot sipas zakonit tonë rus; “djadja” d.m.th., xhaxhi, sepse ishte shumë më i ri se babai ynë. Rrapo Dervishi, një mesoburrë i shkathët dhe shumë i gjendur, më kishte bërë gjithashtu përshtypje. Nuk e di se çfarë funksioni kryente, por ishte i pranishëm, thuajse çdo ditë, mund të ishte përgjegjësi i partisë për Vlorën, ose kandidat apo anëtar i Byrosë Politike, nëse nuk gabohem.

Memorie.al