osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Dëshmia e babait të të ekzekutuarit: Kur u takua Gentian Bejtja me Ervis Martinajn dhe mesazhi i Valter Bamit

Dëshmia e babait të të ekzekutuarit: Kur u takua Gentian Bejtja me Ervis Martinajn dhe mesazhi i Valter Bamit

“Gentian Bejtja ka zhvilluar një takim me Ervis Martinajn, një vit e gjysëm para se ky i fundit të zhdukej”, kështu ka deklaruar babai i të ekzekutuarit 4 ditë më parë në serën e banesës së tij, Gani Bejtja, në një prononcim për emisionin “Uniko”.

Gazetari Koka ka sjellë në “Opinion disa nga dëshmitë e të atit të Gentian Bejtjas, si dhe detaje të tjera në lidhje me atentatin që tronditi vendin.

“Babai i Gentian Bejtjas thotë ‘asnjëherë nuk kanë kërkuar që t’i marrin dëshmi. Gentian Bejtja ka qenë këtu, ka jetuar tek shtëpia ime, apo tek shtëpia e tij, por duke u ruajtur dhe duke qenë i kujdesshëm’.

Ai tregon dhe një detaj tjetër që për ngjarjen e fundit, të 4 korrikut 2023, u arrestua si i dyshuar fillimisht Valter Bami, por nuk kishte asnjë provë dhe asnjë të dhënë ta lidhte direkt dhe ai u mbajt në burg për armëmbajtje pa leje deri në datën 18 janar të këtij viti dhe babai thotë pas daljes së tij nga burgu, i ka dërguar një person për t’i bërë be se “nuk kam lidhje me atentatin e fundit”.

Unë e kam pyetur babain dhe për raportet me Ervis Martinaj. Ai flet për një takim që ka bërë Gentian Bejtja me Ervis Martinajn një vit e gjysëm para se të zhdukej, ku dyshohej për ngjarjen ndaj Paulin Gjergjit dhe Bujar Likës në Fushë-Kuqe dhe e kanë sqaruar me njëri-tjetrin. E kam pyetur për ngjarjen ndaj Brilant Martinajt edhe disa ngjarje të tjera për të cilat është folur në mediat online, por jo vetëm, për dyshimet për implikimet e Gentian Bejtjas.

Ajo që mbetet e paqartë edhe për hetuesit është se cili është porositësi, cili është motivi kryesor dhe kush janë ekzekutorët. Për shkak se kontrollet pas ngjarjes, në orën 16:20 janë përqendruar në 2 zona, në zonën e Niklës, ku janë shoqëruar disa persona, si persona që mund të kenë dijeni për rrethanat e ngjarjes. Është përqendruar dhe në zonën e Saukut në një prej bazave të Ervis Martinajt”, tha gazetari.