Kryeministri Edi Rama ka folur për një mundësi që të shkojë dhe të dëshmojë në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK, tha se nuk e koncepton dot që të mos shkojë. Ndër të tjera në fjalën e tij gjatë emisionit “Të Paekspozuarit”, Rama foli edhe për paraardhësin e tij në detyrë, Sali Berisha duke përmendur “21 janarin”.
Në rast se një prokuror nis një hetim do ishit i disponueshëm për të dhënë deklarime për këtë çështje?
Rama: Historia dhe rrethanat kanë lindur me një çështje si 21 janari. Nuk ka deklaruar asnjëherë ai që ka qenë këtu. Unë nuk e konceptoj dot që Prokuroria të kërkojë kontributin tim dhe mos ta bëj. Edhe ajo aktakuza që tundej sot në park zoologjik nuk ka asgjë që lidhet me asnjë aktivitet të dyshuar. Madje dhe vetë personi A që ka bërë shkëmbimin e parave nuk është nën akuzë.