Edhe deputeti socialist Erion Braçe është përfshirë në përplasjen virtuale mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut demokrat Lulzim Basha referuar një shkrimi në “Washington Times”. Basha në reagimin e tij shkruante se populli është ai që do të thotë fjalën e fundit për kokat e krimit dhe korrupsionit, duke pretenduar se Rama ka kapur drejtësinë.
Por socialisti Braçe, teksa ironizon qëndrimin e deputetit demokrat në emër të popullit, thotë se drejtësia do të veprojë si buomerang ndaj Bashës, ashtu siç edhe ai vetë e kërkon.
Reagimi i deputetit Erion Braçe:
Kur Lulezim Basha flet ne emer te Popullit, eshte mu sikur Breshka te kendoje e kerceje Rock! Sipas tij, Reforma ne Drejtesi nuk egziston; Sipas tij, Reforma ne Drejtesi egziston vetem per Edi Ramen dhe ambasadoret qe ai ka blere me parate e droges;
Sipas tij, Populli nuk e ha kete dhe Populli shume shpejt do e zhbeje Reformen dhe Drejtesine qe po rithemelohet prej saj! Ky eshte kulmi! Cili popull Lulezim? Ai qe ti e vrave me pushke te shtetit mu ne mes te bulevardit? Per cilen Drejtesi do cohet ky Populli, per kete qe po zhbehet pikerisht sepse me te, Ti, as u hetove e as u gjykove per vrasjet ne Popull?
A e kupton qe nese do ket gjyq te Popullit, pari para tij duhet te jesh Ti, vrasesi serial i kater burrave te varfer e te ndershem?! Sepse jo vetem i dhe amnisti vetes, por nuk le qe te denohej asnje nga vrasesit e tu te skuadres se pushkatimit.
Deri ne fund dhe shume shpejt, sic ti e kerkon!