osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Deri në Amerikë, për të mësuar se pushteti s`është baraz me “Rama ik”!

Deri në Amerikë, për të mësuar se pushteti s`është baraz me “Rama ik”!

Në intervistën në VOA, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, u përpoq të dukej si një tjetër Monikë. Të shfaqej si një zonjë ndryshe për ta patur zili.

Sikur kishte zbritur nga qielli si Mesi për të ndryshuar të ardhmen në Shqipëri. Në përgjigjet që ofroi për pyetjet e moderatores, u shfaq sikur ta kishte lënë dhunën në Tiranë, protestat e molotovët, shishet e benzinës, marshimet e urrejtjes dhe goditjet mbi policinë, braktisjen e institucioneve, flakjen e etikës dhe mandateve për një pajtim politik në emër të së ardhmes.

Kishte lënë pas krahëve sulmet mbi policinë, këtë deklaroi pikërisht në vendin, ku po të preket një polic, ke prekur shtetin, rendin, Kushtetutën dhe të dërgojnë drejt e në gijotinë. Duke lënë pas shpine bëmat e partisë që kryeson, si një nga nxitëset kryesore të urrejtjes ndaj atyre që kanë detyrë të sigurojnë paprekshmërinë e jetës së qytetarëve dhe institucioneve, për të mbrojtur pa rezerva Kushtetutën dhe organet kushtetuese, u paraqit si të kishte bërë një rifresh total.

Si zëri i paqes dhe dashurisë, që ka synim veç të sensibilizojë shqiptarët dhe t`u fitojë zemrat për ta votuar në zgjedhje të ndershme e të lira. E dëgjova. U çudita, u mahnita dhe vura në dyshim deri vetveten, pasi mu duk se nuk isha duke ndjekur folësen reale, po dikë tjetër imagjinare, jo atë që bëri lëmsh në këta dy vjet, sheshet, rrugët, sallën e parlamentit, ku ka shkëlqyer me vrazhdësinë e saj deri në ekstrem. Epo, mendova ka reflektuar, ka bërë katarsis se SHBA është modeli si bëhet politika dhe si dialogohet mes palëve kundërshtare. E bukur për të qenë e vërtetë.

Atje mësoi se flitet me fjalë, po nuk fyhet dhe nuk goditet! Debatohet dhe armë e vetme është fjala, logjika demokratike për t’u marrë vesh. Ka patur në Amerikë, gjatë kësaj kohe shumë çështje që kanë vënë përballë demokratët dhe republikanët. Ishte një kohë kur demokratët nuk kishin asgjë në duar dhe sot zotërojnë Kongresin. Po atje është normale të ulen.

Të dëgjohen, të ndryshojnë dhe jo të rrëmbejnë karriget a të nxjerrin çizmet e këpucët për ta bërë copë palën kundërshtare. Nuk kemi dëgjuar kurrë në këto dekada që njëra palë t’i kërkojë pushtetin me dhunë palës në fuqi ose të iki nga Kongresi dhe Senati për hakmarrje politike.

Pikërisht këtë leksion demokracie e njohin të gjithë politikanët këtu tek ne, ashtu siç dinë deri në detaje si veprojnë politikanët kur është fjala për interesa të kombit dhe strategjitë për të ardhmen. Dhe këtë leksion e ka mësuar përmendësh edhe kryetarja e LSI-së teorikisht. Monika në studion prestigjioze të zërit të lirisë, dukej sikur kishte lënë në Shqipëri armët e urrejtjes deri në asgjësim fizik të atyre që i mendon si pengesë për pushtet.

Ishte ulur atje faqe botës, e paqtë në dukje me zjarrin në zemër, si një e pafajshme që bënte sikur pranon debatin dhe dialogun. Sikur partia që kryeson, ka në ANDN-në e saj marrëveshjen, mirëkuptimin dhe jo dhunën. Se kurrë forca politike që drejton nuk ka bërë thirrje për dhunë!? Vërtetë fliste nga Amerika, po besoj e di se e dëgjojnë shqiptarët dhe ia njohin bëmat e gjëmat që kërkon t’i bëjë këtij populli.

Memorizojnë çdo fjalë dhe e ballafaqojnë me realitetin. E artikulojnë dhe e filtrojnë në laboratorin e kujtesës. Do donin të ishte e vërtetë. Po u vjen çudi kur në VOA, dëgjojnë e shikojnë një zonjë të urtë, të paqtë, të sjellshme, të qetë. Asnjëherë nuk na e ka dhënë këtë kënaqësi, këtu në Shqipëri. Do donim të ishte fiks si tek emisioni, sot në opozitë dhe shumë vite në pushtet.

Po gjithnjë me tone të ashpra dhe zëlartë e kemi parë Kryemadhin. Sapo kaloi oqeanin si të kishte kapërcyer ylberin, u tërhoq nga akuza e vjedhjes së votës. Pyetjes së moderatores nëse dosja e supozuar 339 apo 184 ishte hetuar e gjykuar, iu përgjigj se nuk ishte mbyllur ende. Atëherë? Po, e vërtetë pranoi politikania e LSI-së, duhet hetuar dhe gjykuar deri në fund.

Po ana kontradiktore dhe gati e përmbysur e Monikës u duk në shumë përgjigje dhe analiza që i bëri situatës në Shqipëri. Njëra nga tezat më të famshme të frontit ku është bashkëkryetare është beteja mbi institucionet, mbi Kryeministri dhe braktisja e Kuvendit, ku iku në mënyrë flagrante, qëndrimi ekstrem, siç deri te thirrjet e hapura për përmbysje me dhunë të rendit kushtetues në emër të një qeveri të pavotuar, kujdestare.

Këtu nuk është fjala se largohet një qeveri, po se fundoset një popull i tërë dhe shkojnë në lumë, tri dekada demokraci, të cilat në themel kanë zgjedhjet. Pikërisht, braktisjen e përfaqësimit nuk ka qytetar amerikan ta kuptojë në SHBA. Këtë shtyllë ka goditur edhe politika e dhunës. Në Amerikë nuk besoj të kuptojë kush aksionin anti zgjedhje dhe prishjen e shkatërrimin e tyre.

Nëse askujt nuk i ndalohet të mbajë qëndrim të vetin për të marrë pjesë ose jo në zgjidhje, askujt nuk ia lejon ligji dhe Kushtetuta shkatërrimin dhe pengimin e zhvillimit të tyre. Pikërisht këtë, faktori ndërkombëtar e konsideron atentatin më të rëndë kundër demokracisë dhe ardhmërisë së Shqipërisë.

Monika Kryemadhit iu deshën të udhëtonte plot 12 orë, të bënte ndonjë fotografi me senator, të kalonte dete e oqeane deri në Uashington, të mësonte se pushteti nuk është baraz me thirrjet: “Rama ik”! Nga studio, ku mohoi dhunën dhe u shfaq si një engjëll që ka zbritur sot në planet, pikërisht në anën më të ndriçuar të tij. Dhunën e përkufizoi si antidemokratike që nuk të jep fryte. Përfitim sipas saj, ka vetëm Edi Rama të duket si i viktimizuar. Po edhe në Amerikë, për të ai mbetet një armiku më armik.

“Partia që drejton, nuk e pranon dhunën ngado që të vijë”, deklaroi Monika. E sinqertë apo jo?! “Asnjëherë LSI nuk ka bërë thirrje për dhunë”?! E vërtetë edhe kjo! Sa ishin gënjeshtra nga këto? Ky ishte thelbi i bisedës në VOA. Po realiteti flet ndryshe në Shqipëri. Partia e zonjës Kryemadhi, tërë drejtuesit e forumeve nga LRI deri tek Tit Vasili devizë, qejfi i tyre, pasioni, është beteja me institucionet. Jemi qejfli të goditjes së institucioneve ka thënë kryetarja që bën sikur është kundër dhunës nga mikrofoni i medias amerikane. Në të kundërt, LSI është kulmi i dhunës sinonim i saj. Kjo dhunë është e shprehur, jo vetëm me kundërshtarët politik, po edhe ndaj ndërkombëtarëve. Të gjithë, ish miqtë, i kanë shpallur armiq. Guerilasit e inkurajuar nga LSI arritën deri tek porta e Kryetarit të Prezencës së OSBE-së, duke shfryrë në anglisht. “Turp të kesh”.

Zëvendës Kryetari i partisë deklaroi se ishte e drejta e Anës të thoshte atë që mendonte. Në realitet nuk tha ç`mendonte, po bëri atë që i ngarkuan detyrë dhe sulmoi si të kishte para një terrorist, duke harruar se ai është në Shqipëri, një mik për të bërë detyrën në interes të shqiptarëve. Pikërisht, atij iu bë atentat te porta e shtëpisë kundër edhe vetë traditave të mikpritjes shqiptare. Pasi ka lënë për pak çaste pas Monikën e dhunës, ka dashur të duket një Monikë e punës, e urtë e menduar, e balancuar, zemërgjerë, e gatshme për të gjetur rrugët e kompromisit politik, si politikane e dialogut.

Realisht është politikania që i ka dhënë shpirt forcës. Ka bërë të pamundurën për trazimin e politikës dhe shoqërisë në aksione që kanë ndikuar në të ardhmen e Shqipërisë, integrimit. Aksione që i ka dhënë kancelarive të Europës prova të frikshme se Shqipëria është vendi i rrëmujës, ku ka një ngërç politik e kushtetues dhe nuk ka asnjë arsye të hapen negociatat. Qëndrim me koshiencë të plotë kundër të ardhmes. Pa u ndalur dhe pa bërë asnjë hap pas, e sigurtë se kështu lufton kundërshtarët politikë dhe i godet në pikën më të ndjeshme, atë të rrugëtimit europian.

Vizita e Kryemadhit në SHBA në vetvete është një rrugëtim pozitiv. Po që u pompua nga shtypi pranë saj nga analistë e gazetarë që dhe kur ajo fle gjumë u duket se është duke bërë heroizëm edhe kur thotë një fjalë sikur ka bërë ndonjë shpikje. Kuptohet, vizita duhej artikuluar, si një vizitë e rëndësishme, sikur Amerika mezi e priste një politikane të përmasave kozmike!

Jo, reklama servile i ka bërë më shumë dëm se i ka siguruar përfitime. Në një emision në shqip për tu kuptuar nga të gjithë u mësua se mesazhet që mori nuk ishin aq rozë. SHBA i ka sytë e veshët këtu në vendin tonë. Është ambasada që vrojton, shikon, mat, konsulton dhe përcjell në DASH ata që përfaqëson vërtetë çdo politikan në Shqipëri. Ishte kjo arsyeja që në studio Kryemadhi mësoi edhe vendimin e DASH për t’i hequr të drejtën nënkryetarit Petrit Vasili, i cili u shpall “non grata” për atë që është dhe përfaqëson.

Nuk është arsyeja se Vasili ka mbajtur qëndrime fyese ndaj cilitdo që ka këshilluar një qëndrim ndryshe të opozitës shqiptare dhe ka bërë thirrje të respektohen institucionet. Që ka kritikuar faktorin ndërkombëtar, po për agresivitetin me të cilin ka përcjellë protesta dhe justifikimin që i ka bërë dhunës. Natyrisht nuk përjashtohet këtu korrupsioni me byzylyqet e kontrollit të të dënuarve dhe afera që i kushtoi vendit tonë disa milionë euro që u flakën si të ishin para false.

Do vijë dita që shqiptarët do mësojnë edhe më shumë, po kjo i takon vendimmarrësve. Përse Vasili është i padëshirueshëm në vendin e lirisë dhe demokracisë? Deri atëherë, le ta gjykojë secili siç e mendon politikanin Vasili.

Le të kthehemi tek shfaqja në VOA e Zonjës Kryemadhi. Siç thamë në fillim, gjatë atij emisioni, ajo kishte veshur mantelin e një politikaneje të matur të barazpeshuar, vizionare, të menduar, të emancipuar që flet me kujdes për kombin dhe vendin. E shqetësuar për ato që ndodhin në Shqipëri sit ë mos ishte vet autori. Për mangësitë që jetojnë shqiptarët nën sundimin e qeverisë së krimit dhe oligarkëve.

Me kujdes për të ruajtur distancën mes pasionit dhe detyrës që i kishte vënë vetes që në Amerikë të linte përshtypjen e zonjës së mirë. Artificialiteti u shkund si mbulesa e tavolinës nga thërrimet e pasdrekës. Kush beson tek urtësia e shtirur? Nuk është se ka kaluar kohë e gjatë dhe u shfaq pasi të ishte harruar dhe të besonim se ka ndryshuar. Pas vetes ka lënë tymin e erën e barutit, një dyzinë të lënduarish policë.

Dritare të shqyera, porta të djegura. Fasada të vizatuara nga ordiner karikaturistë. Drejtorinë e Policisë së Tiranës, si ta kishin pushtuar alienë. Një intervistë e një fotografi nuk mund të shpëlajë kujtesën e një populli të tërë. Nuk mund të të shndërrojë në një lidere të qetë e të paqtë si të mos kishe të kaluar. Nuk ka makiazh t’i shërojë plagët e lëna këtu në vendin tënd. Ato janë aq të thella sa duhen kirurgë të shumtë. Megjithatë, ajo ishte në lojë. E bukur për të qenë e vërtetë.

Për të na dhënë idenë se Monika ka gjetur rrugën e ndryshimit dhe ka ndryshuar vërtetë, se ajo është njeriu i kompromiseve të mëdha. Dhe kush? Monika, që në dy fjali të dyja i ka të veshura me dhunë. Për ca orë e ditë në tokën amerikane, Kryemadhi la në armaturën e selisë, armët kundër policisë dhe institucioneve. La vezët në sirtar. Çizmet në garderobë. Bojën në arkiv. Molotovët në magazinë.

Shishet e benzinës me fitilin gati për shkrepëse në bodrume. Edhe pse shpalosi para auditorit të VOA-s, politikanen vizionare, virtyte politike që nuk i ka ose së paku i ka arkivuar në subokshiencën e saj, duke i zëvendësuar me akte dhune dhe ultimatume që ka frikësuar, jo vetëm shqiptarët, po ka vënë në siklet të thellë gjithë ndërkombëtarët.

Shqiptarët patën rastin të shikojnë e njohin, si politikanët që këtu bëjnë heroin kur gjenden në vendet ku ka lindur demokracia, urtësohen, paqtohen, bëhen engjëj fare. Do donim të ishte e vërtetë . Po realiteti ndryshe flet. Është ajo që përjetojmë këtu në Shqipëri, ku politika është bërë lesh e li. Ndaj nuk njeh i pari të dytin. Dhe në këtë rrëmujë, Monika ka pjesën kryesore. Ajo është e parë. Nuk është dytësore.

Dhe këtë fotografi nuk e ndryshon sikur në Amerikë tërë jetën të rri. Le të retushohet, zbukurohet për të treguar një Monikë tjetër. Gjithçka është gënjeshtër. Do ishim vërtetë të entuziazmuar sikur vetëm pak nga deklaratat e Kryemadhit të ishin realitet. Sikur të ketë ndryshuar strategji dhe t’i kthejë ushtarët e dhunës në shtëpi. Të gjithë do luteshim të ishte kjo Monika e vërtetë. Dhe do mendonim: Monikës iu desh të bënte rrugë të gjatë deri në Amerikë të kuptonte se pushteti nuk është baraz me dhunë, po politikë. Dhe nuk ka fare lidhje me sloganin magjik: Rama ik!

Nga Bardhyl BEJKO