Jemi në kohë festash dhe besimtarët katolik e ortodoksë festojnë ditën e sotme Krishtlindjen. Ashtu si fushat e tjera, edhe sporti feston dhe futbolli shqiptar ka marrë ‘pushimet’ dhe do të rikthehet në mesin e janarit.
Festat janë një kohë bashkimi, dashurie dhe mirësie duke lënë mbrapa sfidat e përditshmërisë. Kjo pasqyrohet qartë tek futbollistët e 3 skuadrave: Tirana, Partizani e Dinamo.
Patrick e Kaina Nunes të Tiranës dhe Denisson e Lorran të Dinamos kanë festuar së bashku mbrëmjen e Krishtlindjeve. Brazilianët e kryeqytetit gëzojnë një marrëdhënie të mirë së bashku jashtë fushës së lojës.
Grupit i mungon edhe ish-i i Partizanit Da Silva i cili është nisur për në Uzbekistan për të firmosur kontratën e re me Nasaf Qarshi.