Kandidatja për deputete nga LDK-ja, Rrezarta Krasniqi, për të cilën është bërë e ditur se ka marrë votat që i sigurojnë ulëse në Kuvend të Kosovës, ka bërë një apel për ndihmë pasi një familjar i saj është zhdukur.
Ajo u kërkon të gjithë personave që mund të kenë parë kushëririn e saj, Musli Krasniqi, të lajmërojnë në polici:
APEL!
Nga data 28 e këtij muaji kushëriri im Musli Krasniqi, nga fshati Begaj i Vushtrrisë është larguar nga shtëpia pa lënë asnjë adresë për destinacionin e tij.
Mbesim të shqetësuar për fatin e tij. Për rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës e cila ka nisur kërkimin.
Ju jam mirënjohese nëse dikush nga ju na informon për vendodhjen e tij.