Ndërkohë që Sali Berisha kërkon shkarkimin e Lulzim Bashës, deputetja e PD-së Sorina Koti thekson se do të pranojnë çdo vendim që mund të marrë Kuvendi Kombëtar. Koti tha se Basha e mori atë vendim për të hequr peshën e vendimmarrjes nga institucionet brenda partisë.
Gjithashtu, ajo theksoi se do t’i kërkojnë informacione ambasadores amerikane më shumë informacione për shpalljen non grata të Berishës.
“Këtë do të vendosin demokratët me anë të votës. Ne do pranojmë çfarëdolloj vullneti që do të vendosin për fatin. Unë isha në foltore dhe i kam kërkuar Berishës që të gjendet një rrugëzgjidhje, demokratët nuk e meritojnë atë që ka ndodhur. Asnjëri nga ne nuk ka dashur të jetë në këto kushte. Ky është një debat që nuk i takon demokratëve dhe deputetëve.
Ka qenë një vendim i marrë nga Basha për të hequr peshën e vendimarrjes nga institucionet brenda partisë, me bindje e them se asnjë nuk do të votonte që Berisha të përjashtohej. Do t’i kërkojmë ambasadores amerikane që të japë më shumë sqarime për shpalljen non grata.
Kam dëgjuar deklaratat e ambasadores dhe arsyeja kryesore ka qenë pjesa e deklarimit non grata. Por vetë Berisha ka thënë që distancimin do e mbajë në mënyrë të shëndetshme…kjo është një dilemë shumë e madhe,” u shpreh Koti.