Politikani meksikan Ismael Cabeza de Vaca, duket se është në telashe serioze dhe do të vuajë paksa problemin me imazhin e tij në publik, pas skandalit të fundit që ka shpërthyer në mediat vendase.
Ai është fotografuar nga një prej gazetarëve, teksa dërgonte një mesazh erotik në një bisedë në WhatsApp, gjatë kohës që në parlament fliste një prej kolegëve të tij.
45-vjeçari ishte duke i dërguar dikujt foton e një modeleje mjaft të njohur në Meksikë. Ai shkruante mes të tjerash, në bisedën në WhatsApp:
Më gjej numrin e telefonit të saj. Mund të tingëllojë e vrazhdë, por unë dua të q* atë”.
Vajza ka reaguar e mërzitur për faktin që senatori e ka krahasuar atë me një prostitutë. Studentja universitetit Fernanda Moreno tha:
Unë nuk jam prostitutë dhe jam shumë e shqetësuar për t’u implikuar në një gjë të tillë. Kam një të dashur dhe një familje të dashur, dhe studioj në universitet. Nuk e di se si fotografitë e mia u futën në telefonin e senatorit.”