Megjithëse opinioni shqiptarë dhe ai mbarë kombëtarë është sensibilizuar, për tu ardhur në ndihmë 6 vajzave jetime, që kanë mbetur në mes të katërr rrugëve, pas vdekjes së prindërve edhe Fevziu në Emisioni “Opinion” ka publikuar një kronikë që tregon tragjedinë e familjes nga fshati Surroj i Kukësit .
I ftuar në emision, ka qenë deputeti milioner i PD nga Vlora Agron Shehaj, i cili është treguar i gatshëm dhe e ka bërë zemrën “gurë”, duke i’u falur një rrogën e tij mujore këtyre fatkeqeve për gjithë kohën që ai do jetë deputet, për tu përdorur në fondin që po mblidhet për blerjen e një shtëpie, për këta fëmijë të cilët kanë mbetur edhe të pastrehë, në pamundësi për të paguar banesë me qira./Ekskluzive.al