osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Deputeti kosovar që mbrohet nga opozita e çoroditur bleu një tokë të “vjedhur”

Deputeti kosovar që mbrohet nga opozita e çoroditur bleu një tokë të “vjedhur”

Një sipërfaqe trualli pranë kthesës së Kamzës, ku është parashikuar për t’u ndërtuar një terminal pasagjerësh, është bërë objekt debati.

Ja se si fillon kalvari për këtë truall, i cili ka nisur nga Komisionet e Kthimit të Pronave tek gjykatat, tek disa pretendetë, për të kaluar tek një deputet kosovar.

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Ramiz Kelmendi, nëpërmjet një letre, lëshoi akuza ndaj kryebashkiakut Eerion Veliaj, se po e pengonte për të ndërtuar në teritorin e Bashkisë së Tiranës.

Kelmendi ka treguar se ka blerë tokën, pesë milion euro, por nuk i është dhënë leje ndërtimi.

Sipas të njëjtit, Bashkia i ka kërkuar t’ia falë pronën në fjalë.

Në fakt, prona në fjalë ka qenë tokë e shtetit, por ndër vite janë kryer abuzime, duke çuar kështu deri në mbivendosje, megjithëse ka pasur një projekt dfinal për ët dnërtuar terminalin tek kthesa e Kamzës.

Me pak fjalë, deputeti kosovar ka blerë një pronë të “vjedhur”.

CNA.al sjell historinë e pronës që synonte të shtrinte aktivitetin privat, deputeti i Kosovës.

Fillimisht, ky truall i është dhënë për zhvillim nga Qeveria shqiptare asaj që quhej investimi i malajzianëve për të ndërtuar pallat.

Kjo ka ndodhur në vititn 1993 -1994. Në atë zonë më pas u ndërtuan dhe disa kulla.

Me vendimin nr.130 date 14.04.1997 Komisioni i Kthimit dhe Kompesimit të Pronave Ish-Pronarëve të Këshillit të Rrethit Tiranë ka vendosur kompensimin në vlerë monetare të ish-pronarëve.

Me vendimin nr.31 datë 27.04.2007 Agjensia e Kthimit dhe Kompesimit të Pronave ka vendosur: Kthimin e çështjes për rishqyrtim në Zyrën Rajonale të Komisionit të Kthimit dhe Kompesimit të Pronave Qarku Tirane.

Pas katër muajsh me vendimin nr.1059 date 23.09.2008 Drejtori i Pergjithshëm i Agjencisë së Kthimit dhe Kompesimit të Pronave , ka shfuqizuar vendimit nr. 136 date 26.05.2008 të dhënë nga Zyra Rajonale e K.K.K.P.Qarkut dhe vendimin nr.130 datë 14.04.1997 të Komisionit të Kthimit dhe Kompesimit të Pronave.

Çështja ka shkuar në gjykatë, madje në të treja shkallët.

Gjykata e Shkallës së Parë dhe ajo e Apelit kanë vendosur që të lënë në fuqi vendimin nr.136, por gjithçka është rrëzuar me vendimin e Gjykatës së Lartë nr. 8736 e cila ka prishur vendimin e Apelit dhe të Shkallës së Parë dhe ka kthyer çështjen për rigjykim në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë

Vjedhja e pronës

Pretendetët se janë ish pronarë duke shfrytëzuar vendimin e gjykatës së Apelit nr. 380, kanë regjistruar pronën e tyre, duke bërë kështu një mbivendosje në një pasuri e cila në fakt në atë kohë administrohej nga shteti.

Prona për të cilën kishin filluar vendimet e gjykatave ku në Apel, tre gjyqtarët, Agron Papajani, Valdete Hoxha, Gramoz Levanaj që dhanë vendimin, sot nuk janë më pjesë e sistemit të drejtësisë, në atë kohë admisnitrohej nga shteti.

Prona në vitin 2008 nga Ministria e Transporteve ka kaluar në pronësi të Ministrisë së Financave për të ndërtuar dogaën e Tiranës dhe prona nuk pësoi asnjë tjetërsim.

Më pas me vendimin me vendimin nr. 770, datë 10.11.2011, kjo pronë kaloi në pronësi të Bashkisë së Tiranës për të ndërtuar terminalin e pasagjerëve.

Ndërsa sot, del një deputet nga Kosova, i cili ka blerë një pronë me vendim të Gjykatës së Apelit, e cila u prish nga Gjykata e Lartë. Por, në fakt gjithçka duket sikur është një pronë e shtetit e vjedhur në hallkat e ndryshme të Gjykatës.

Por, edhe kur Gjykata e Lartë ia kthen sërish shtetit, plas skandali dhe akuza.

Trualli i cili ndodhet tek kthesa e Kamzës, përtej çdo diskutimi apo kauze, duhet t ju kthehet qytetarëve dhe të përdoret për ndërtimin e terminalit, kjo qoftë edhe duke shpronësuar dhe zgjidhur përfundimisht me pretendentët që s’janë pronarë.

Në këtë rast kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj është me shpatulla pas muri, të zgjedhë, midis një deputeti kosovar që kërkon të ndërtojë mbi një pronë të vjedhur të cilën e ka blerë nga disa pretendentë si pronarë dhe Tiranës që ka nevojë për terminal të cilin thjesht po e vonojnë dhe pengojnë vendimet e gjyqtarëve të korruptuar që janë jashtë sistemit të drejtësisë dhe që duhet të hetohen për vendimet e tyre nga Prokuroria, e cila duhet të hapë dosjet e këtij skandali që fillon nga disa pretendentë për pronarë dhe shkon tek Komisioni i Kthimit dhe Kompesimit të Pronave, gjykatat, zyrat e regjistrimit të pasurive dhe deri tek deputetët kosovare që kanë blerë këto prona./CNA.al