Gazetari Anri Bala shprehet se 46 deputetë nga partitë e mëdha do jenë të fiksuar.
Problemi i PD siç ka deklaruar Berisha është futja në listë e kandidatëve të PL të cilët natyrisht duan vende të sigurta, mirëpo a do ketë primare nga kjo struktur …jo, atëhere çfarë do prodhoj një deputet humbës, i cili është fitues duke qenë i pa vouar. Çfarë primaresh do ketë në Qarkun e Kukësit apo të Gjiokastrës kur PD mund të maë vetëm 1 deputet dhe vendin e parë në listë e ka drejtuesi i Qarkut.
“46 deputetë janë të fiksuar, por flasim për partitë e mëdha. këto Primaret apo deputeti që duam më shumë më duken sajesa. Primaret janë po të njëjta, se vullneti është i kryetarit” tha Bala.
Deputeti demokrat Saimir Korreshi zbulon se drejtuesit e qarqeve të PD, nuk do t’i nënshtrohen procesit të primareve. Pra, logjikisht ata do të jenë në listat për deputetët pa kaluar në primare siç do bëjë pjesa tjetër e deputetëve apo kandidatëve.
“Pavarësisht se do ketë primare, nuk e di si do bëhen, se nuk e ka të përcaktuar statuti se si bëhen. Drejtuesit e qarqeve nuk do futen në primare, me aq sa di. Ata të tjerët për ca do futen në primare”, thekson Korreshi.
Korreshi thotë se ka qenë për lista të hapura, ndërsa sa i takon primareve shprehet se koha nuk është në favorin e PD.
Në të gjitha variantet prapë do ketë pakënaqësi. Koha nuk është në favorin tonë, duhet parë mirë kryesia e Këshilli si do të veprojnë. Do ketë primare besoj. Nëse nuk vjen PD në pushet nuk kanë rëndësi ato emra, por sa e shpërblen Partinë Demokratike me pushtet. Ky vend po kërkon ndryshimin e pushtetit”, vijon Korreshi.