Kandidati në listat e Partisë Demokratike, Ligoraq Karamelo, ka reaguar pas vendimit të tij për të dorëzuar në KQZ formularin e dekriminalizmit, që i hap rrugë marrjes së mandatit të deputetit të djegur nga kolegët e tij demokratë.
Karamelo është shprehur se është i detyruar të pranojë mandatin për qytetarët. Sipas tij, Parlamenti nuk duhet të braktiset, ndërsa ka sulmuar dhe kreun e PBDNJ, demokratin Vangjel Dule, duke u shprehur se nuk është aspak dakord me të.
“Mandati i takon atyre që kanë dhënë kontribut. Jam i detyruar të pranoj mandatin për qyteratët. Nuk jam asapk dakord me Vangjel Dulen për dorëzimin e mandatit. Parlamenti nuk duhet të braktiset”, është shprehur nga Korça Karamelo.