Në një postim në rrjetet sociale Pjerin Ndreu, i cili është përfaqësues i kësaj zone në Parlament është shprehur se kjo që ka ndodhur është paaftësi e dhe ç’akordim i strukturave të OSHEE kur Plazhi i Tales në Lezhë ka 4 orë pa energji elektrike.
Ai ka kërcënuar sse nëse nuk meren masa, do të ngre bizneset e zonës në protestë.
Postimi i plotë
“Te lesh zonen turistike te Tales 4 ore pa drita ne kulmin e sezonit turistik eshte kulmi i paaftesise dhe talljes qe strukturat e c’akorduara te OSHE bejne.
Ca pseudoreforma me shpikje banale kane futur ne qorrsokak menaxhimin e situates. Si deputet zone kekoj nderhyrje te menjehershme ose do mbledh bizneset e asaj zone duke u vene ne krye te nje proteste qe nuk do jete e lehte per gjitha ata qe e gatuajne kete katrahure turpi.
Sme intereson aspak se kujt partie i perkasin, por cfare zullumesh bejne ne dem te sezonit turistik ! Turp!” /Ekskluzive.al