Deputeti i PS, Jurgis Çyrbja përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar pas akuzave se ai është i përfshirë në bandën së Emilano Shullazit.
Çyrbja i konsideron këto akuza si lajme vere, për të dëmtuar imazhin e tij, sipas deputetit socilasit gjithça në lidhje me këtë çështje është verifikuar nga Prokuroria një vit më parë.,
Ai thekson se këto akuza po keqpërdoren nga opozita me qëllimin e vetëm për dëmtimin e figurës së tij si deputet, ndërsa përsa i përketë përgjimeve deputeti nuk jep detaje, por deklaron se është rrëfyer para organeve të drejtësisë.
Reagimi i Jurgis Çyrbja
Korrekt para ligjit dhe para zgjedhësve
Jam i detyruar të jap një shpjegim publik si detyrim nga zgjedhësve të mij mbi atë çfarë në media është transmetuar dhe më pas është keqpërdorur si gjithmonë nga opozita pa ekip dhe pa lidership.
Gjithçka pretendohet sot i kam sqaruar në prokurori dhe në dëshminë time përpara organeve të drejtësisë më shumë se një vit më parë.
Dua te informoj publikun se kjo është një çështje e hetuar nga Prokuroria ku unë kam dhënë të gjithë informacionet dhe dëshmitë.
Ata që sponsorizojnë lajme vere, nuk do të arrijnë qëllimin për të dëmtuar imazhin tim dhe të grupit parlamentar ku kam nderin të bëj pjesë, sikundërse nuk e arritën edhe para një viti me po të njëjtin lajm vere.