Deputeti i PS-së Pjerin Ndreu është shprehur se qeveria rrëzohet vetëm me revoltë popullore dhe jo me protesta që organizon opozita.
Ndreu tha:
“Qeveritë bie me revolat popullore dhe jo me revolta militantësh. Maksimumi ata mund të ngrejnë çadra. Është tjetër gjë revolta popullore dhe tjetër gjë protesta e opozitës. Opozita i ka kapacitetet për të bërë një protestë, por si do vijnë ashtu edhe do shkojnë. Janë të pazotët dhe vetëm mund të bëjnë ndonjë rrëmujë. E vetmja gjë ndryshe është se këtë drejtuesit e opozitës mundohen me la duar dhe me thonë se ne nuk kemi gjë në dorë.
Pasqyra ku lexoi vetën opozita ishte protesta studentore dhe aty ajo as tentoi të afrohet. Krebiliteti i drejtuesve të opozitës është shumë fish më poshtë se i qeveritarev tanë. Po të dalësh për hallet e popullit duhet të kesh halle vetë. Por këta jetojnë në super lluks dhe kjo nuk është e moralshme dhe njerëzit nuk kanë pse tu vinë pas këtyre. Këta tani tentojnë të kapin ndonjë karrige dhe të pengojnë reformën në drejtësi”